RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Krasniqi kundër Cherviakut bokson për dy tituj

2 min read

haxhi krasniqi - 2Boksieri junikas Haxhi (Robin) Krasniqi do të përballet më 26 korrik në Dessau të Gjermanisë me ukrainasin Oleksandr Cherviak për titujt WBO International dhe WBA Continental në peshën gjysmë të rëndë, ka bërë të ditur kompania e tij promovuese SES Boxing në faqen e saj zyrtare të martën.

“Cherviak ka boksuar dhe ka mposhtur disa emra të mirë, mirëpo unë do ta mposht atë. Synimi im i vetëm është lufta tjetër për titull bote. Me kënaqësi do të përballesha kundër Juergen Braehmerit”, ka thënë Krasniqi në konferencë për media të martën.

Për Krasniqin 27-vjeçar, kjo do të jetë përballja e 45-të në boksin profesionist. Ka 41 fitore (16 KO) dhe tri humbje.

Kundërshtari i tij Cherviak ka bilanc prej 14 fitoreve (4 KO), tri humbjeve e një barazimi.

Me një fitore ndaj Cherviakut, Krasniqi do të ngjitet lart në renditje, ndërsa pritet që lufta e tij e radhës të jetë kundër kampionit të rregullt të botës në versionin WBA, Braehmer.

“Me meçin për mbrojtje të titullit WBO International dhe për titullin vakant WBA Continental kundër Cherviakut do të ‘godasim dy miza me një goditje’. Edhe një duel gjerman kundër Juergen Breahmerit do të jetë më pas i mundur pas triumfit ndaj Cherviakut. Mirëpo, së pari duhet që Krasniqi të tregojë një performancë të fortë”, ka thënë promotori i Krasniqit, Ulf Steinforth.

Krasniqi e fitoi përballjen e tij të fundit më 28 mars ndaj ganezit Emmanuel Danso me nokaut në raundin e shtatë.

Kosovaboxing.org
25 qershor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.