RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Terbunja, Kuçi dhe Zenunaj në mbrëmjen e përbashkët në “Fight Night Prishtina” me 6 Tetor

2 min read

Me 6 Tetor në kryeqendrën e Kosovës  do të zhvillohet ngjarje e madhe e boksit ku protagonistë kryesor do të janë Naim Terbunja, Jetmir Kuçi dhe Dardan Zenunaj. Kjo ngjarje është duke u pritur mjaft mirë nga adhuruesit e boksit deri sa dy prej boksierëve që do të marrin pjesë tashmë njohin kundërshtarët e tyre.

Meçin kryesor do të ketë Naim Terbunja i cili përball do të ketë boksierin nga Polonia Bartlomiej Grafka. Terbunja deri më tani ka zhvilluar tre meçe profesioniste duke fituar të gjitha me vendim unanim. Ndërsa polaku Grafka deri më tani ka zhvilluar 7 meçe profesioniste duke shënuar 6 fitore (2 KO) dhe 1 humbje.

Në parameç do të paraqitet Jetmir Kuçi i cili përball do të ketë boksierin nga Bosne e Hercegovina Emir Telaloviq. Kuçi i cili ka rekord prej 6 fitore (4 KO) dhe 2 humbje do të ketë mjaft duel të fortë ndaj boshnjakut Telaloviq i cli ka 3 meçe profesioniste, 3 fitore (1 KO). Këta dy boksier njihen mjaft mirë ku Kuçi dhe Telaloviq kanë boksuar në boks amator në kuadër të turneut tradicional “Adem Jashari” në vitin 2005.

Për të madhështuar këtë ngjarje në Kosovë nga Belgjija do të udhëtoj edhe boksieri perspekiv nga Peja, Dardan Zenunaj.
Zenunaj 2-1 (2 KO) nuk ka dashur të zbuloj kundërshtarin për arsye personale por kjo do të mësohet shumë shpejt.

Në këtë mbrëmje organizatori ka parashikuar të zhvillon edhe tre meçe amatore ku do të boksojnë Alban Bermeta, Alban Beqiri nga Shqipëria, pastaj Fatlum Zhuta nga Maqedonia dhe Arian Gashi dhe Gazmend Gashi nga Kosova.

Organizator i kësaj mbrëmje është Abedin Demolli, ndërsa “matchmaker” është Artan Vërbica i cili ka koordinuar dhe aranzhuar të gjitha meçet. Supervisor do të jetë Federata e boksit profesionist të Kosovës.

Kosova Boxing
19 Shtator 2012

13 thoughts on “Terbunja, Kuçi dhe Zenunaj në mbrëmjen e përbashkët në “Fight Night Prishtina” me 6 Tetor

  1. Shume mire por data nuk eshte ne rregull se Nuri Seferi bokson ne te njejten date kunder serbit??? A keni menduare se dashamiret e boksit Shqipetare e zgjedhin meqin e Seferit ate nate.Pra mendoni me ndru daten ndoshta nje dite pare ose mbapa?

  2. Kemi mendu me bo nje dite para ose nje dite me pas, por nga RTK eshte kerku data 6 tetor per transmetim drejtperdrejt…

    Me vjen keq per gjithe adhuruesit e boksit por dy mbramjet do te jane te mira.

  3. Ashtu qofte Agon po sikur te ishe ti ne vendin e serbit ndoshta do ishte ndreq dicka se ti qe nga fjalori dukesh qe shet gjithcka per LEK ndersa te garantoj qe serbi ka aq shume dinjitet sa qe kurre se besoj te manipulohet kunder nje bksieri sic eshte Nuri Seferi!
    Ashtu si qe manipulon serbet e mitrovices!
    Tung

  4. Dhe pashe ne pllakaten qe jan keto boksier ka nje tjeter date (1.tetor) kurse ju shkruani 6 tetor dmth qenka bere me qellim kjo pune!
    Pra te shqiptari gjithmon duhet kete inate! Per te ardhur shum keq!
    Tung

  5. esht turp i madh kjo qe ne ne ks veprojm Nuri seferi esht nje boxer qe na ka zbardh fotyren si shqiptar kkurse ne te ks gjith i kemi keq perdor shqiptaret e maqedonis ku ato per ne kan bo qka mos nga viti 81 deri ne ditet e fundit a ne i thirim maqedon kjo oshsht shum e vertet a ti a agon memeti qenke nje berllok nuriu i blen luftat me grushta dhe zemer a islamin nuk e njof por kam degjuar qe ka bo shum per sportin dhe kjo nat eshte e nuri seferit urime NURI

  6. si pas do informata qe lexova deri me tash jan shiturt 7000 bileta qe as nje boxer si ka pas kaq shikues sa NURI SEFERI

  7. Eshte mire qe Naimi bokson ne Prishtine, po ashtu dhe Alban Bermeten e njeh e tere publiku kosovar,po ashtu eshte kenaqesi per dy vellezerit Gashi qe te boksojn para meqe para publikut Prishtinas,ku qe te dy Ariani dhe Gazmendi mund te themi se jane shpresat e boksit Kosovar,e te themi dhe shpresa per medaljet e para nga olimpiada e ardhme,ku shpresoj se do te jene te suksesshem,andaj Artanin e te gjithe ata qe punojne per nje spektakel te till duhet falenderuar.

    vetem suksese ne organizim

  8. kompliment per daten qe e ka ndruar qe ishte me 6 tetor etani me 7 tetor te lumt nuri ty dhe menaxherit juaj qe keni bo toleranca ne si fansat e tu e dim se qfar vlere ke dhe shum mir qe dot jet ne tv 21 qe ta shef kte luft krejt bota urime urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.