RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Teofimo Lopez mposht Lomachenkon

1 min read

MGM Las Vegas, 17 tetor 2020 – Teofimo Lopez (16-0, 12 KO) ka bërë senzacionin e radhës duke triumfuar ndaj kampionit botëror Vasyl Lomachenkos (14-2, 10 KO).

Lopez me këtë fitore bëri për vete tre titujt e kampionit botëror, WBA-Super, IBF dhe WBO në kategorinë e lehtë.

Dueli ishte mjaft interesant që nga fillimi. Ndonëse ishte pritur që Lopez të përdor fuqinë dhe goditjet e forta, ndërsa Lomachenko teknikën dhe shpejtësin, Lopez i tregoi Lomachenkos që edhe teknikisht është i përsosur. Loma sikur se e kishte respektuar shumë Lopezin e ri, dhe gjatë gjithë kohës ishte në ikje, kjo edhe rezultoi që tre gjyqëtarët i dhanë fitoren bindëse amerikanit, njëri 119-111, 116-112 dhe 117-111. Të jemi real, ky numërim i gjyqëtarëve nuk duhej të ishte aq i thellë, sepse edhe Lomachenko pati çastet e tij dhe fitoi disa raunde, sidomos u shqua nga raundi i shtatë deri te i dhjeti, por jo mjaftueshëm për tu shpallur fitues. Sipas numërimit tim, Lopez fitoi me 115-113.

Sigurisht që do të kemi revanshin. Lomachenko si një kampion i madh botëror do ti kërkoj revanshin dhe kjo sigurisht që do të pranohet nga kampi i tyre menaxhues, TOP RANK që i menaxhon dy boksierët.

Artan Vërbica
18 tetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.