RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Tefik Bajrami në ring me 16 Qershor në Austri dhe me 14 Korrik në Kosovë

1 min read

Tefik Bajrami do të ngjitet dy herë në ring gjatë kësaj vere. Ai me 16 Qershor në qytetin Spittal An Der Drau të Austrisë dhe me 14 Korrik në vendlindjen e tij, në Podujevë do të zhvillon dy duele mjaft të rëndësishme për karierën e tij. Bajrami pas katër meçeve të zhvilluar në boksin profesionist, ku arriti të gjitha fitore, tre prej tyre arriti ti fiton para kohe, këtë muaj pësoi humbjen e parë në boksin profesionist nga Evgeny Orlov në turneun e kategorisë së rënd “Biggers Betters” në Francë. Por kjo humbje Tefikun nuk e ka demotivuar, por në të kundërtën, e ka motivuar edhe më shumë për të arritur suksese tjera. Ai ende nuk i njef kundërshtarët e këtyre dy përballjeve por pret që menaxhmenti i tij, Skoko të gjen alternative dhe kundërshtar të mirë. Për informacione të tjera për Tefikun do t`ju informojmë në ditët e ardhshme ku vëllezërit Bajrami do të na lajmërojnë për risit tjera.

Artan Vërbica
28 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.