Të gatshëm për përballjen e tyre nesër në Dallas,Texas
1 min readDitën e nesërme, me 5 gusht, Jake Paul do të ndeshet kundër Nate Diaz. Meçi do të mbahet në arenën “American Airlines Center” në Dallas të Texas-it.
Paul (6-1, 4 KO) në shkurt të këtij viti pësoi humbjen e parë në karrierën e tij kundër Tommy Fury. Kjo ngjarje e ka nxitur dhe më shumë qëllimet dhe pregaditjet e tij për fitore. Ndërsa, boksieri amerikan Diaz, gjatë një interviste lidhur me meçin e radhës, mbante veshur maicën e Mike Tyson dhe atletet e Travis Scott “Nike Air Jordan”, kjo po që mori vëmendjen e publikut, duke i rritur atij më shumë influencën në mediat sociale. Kjo intervistë ishte mundësia e tij për të fyer 26 vjeçarin Paul duke u shprehur me fjalët : “Unë nuk do të hyj në debat me një fëmijë të vogël dhe do të veproj sikur është më real se sa që është”. Gjithashtu u shpreh me termat se nuk e llogarit as si meç pasi që: “Nëse grindemi do të luftojmë”, duke konsideruar Paul si të dobët.
Gjithsesi, kjo luftë mes tyre, mbetet të shihet ditën e nesërme, ku transmetimi i këtij meçi do të mundësohet nga “DAZN PPV”.
Aurora Verbica
04.08.2023