RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Tatli fiton me ndërprerje në raund të tretë

1 min read

Edis TatliPrizrenasi Edis Tatli ka realizuar fitoren e 26-të në karrierë mbrëmë në Helsinki të Finlandës. Ai ka mposhtur gjeorgjianin Ramaz Bebnadze 16-3 (12 KO) me nakaut teknik në raund të tretë.

Tatli 26-1 (9 KO) renditet i 17-ti në botë në kategorinë e lehtë. Ai pati këtë vit të sukseshëm duke fituar titullin e kampionit evropian në versionin EBU. Tatli me kurorën më të vlefshme evropiane u kurorëzua në muajin prill duke triumfuar ndaj franqezit, Yvan Mendi.

Tatli gëzon popullaritet të madh në Finlandë. Ai mbush palestrat me mijëra shikues dhe është njëri ndër sportistët më të popullarizuar në Finlandë. Gjithashtu qyteti i Prizrenit dhe Kosova krenohet me arritjet e Tatlit.

Si çdo vit, edhe këtë vit Tatli gjindet në listën e ngushtë për boksierin më të mirë nga agjencioni ynë Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
22 nëntor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.