RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Arian Sherifi dhe Elvis Hetemi triumfojnë në Keln të Gjermanisë

1 min read

Arian SherifiKeln, Gjermani, 21 nëntor 2015 – Dy boksierët tanë shqiptar, Arijan Sherifi dhe Elvis Hetemi kanë triumfuar në qytetin Keln të Gjermanisë.

Sherifi 9-0 (5 KO) përball pati boksierin nga Hungaria, Andras Toth 4-4-0 (2 KO) të cilin e mposhti me nakaut teknik në raund të tretë. Sherifi renditet lartë në entin për statistika të boksierëve në boxrec.com. Ai para kësaj përballje renditej i 90-ti në botë në kategorinë gjysëm të rënd, ndërsa që me këtë fitore pritet të përmisoj plasmanin në renditje. Arijan Sherifi është nga Vushtrria por që Elvis Hetemijeton prej vitesh në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë mbrëmje debutoi në boksin profesionist një boksier tjetër shqiptarë, ai është Elvis Hetemi. Hetemi ka suksesë si boksier amator. Ai në vitin 2012 ishte kampion i Gjermanisë për mosha deri 21-vjeç, ndërsa vitin e kaluar ishte i treti në kampionatin e Gjermanisë për të rritur. Hetemi bokson në kategorinë gjysëm të rënd. Ndërsa mbrëmë Hetemi 1-0 (1 KO) debutoi sukseshëm në boksin profesionist duke fituar bjelorusin Artsiom Hurbo 4-24-1 (3 KO) me nakaut në raund të parë. Sikur se Arijan Sherifi dhe Elvis Hetemi stërvisin te trajneri i mirënjohur gjerman, Otto Ramin në Berlin.

Kosova Boxing
22 nëntor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.