RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Tatli befasohet nga Patera

1 min read

Tatli vs. PaderaGetorade Center, Turku, Finlandë, 6 maj 2017 – Edis Tatli (29-2-0, 10 KO) ka pësuar humbje befasuese nga belgu me origjinë italiane, Francesco Patera (18-2-0, 7 KO) me vendim dy me një të gjyqëtarëve. Me këtë humbje Tatli humbi edhe titullin e kampionit evropian në versionin më të vjetër dhe më të çmuar të EBU-së.

Dy gjyqëtarët, Jean Robert Laine (115-113) dhe Fabian Guggenheim (116-112) vlerësuan fitoren e Pateras, ndërsa Robert Verwijs (116-112) vlerësoi fitoren e Tatlit. Pra, ishte një dallim i madh dhe jo i përafërt nga tre gjyqëtarët ku siç duket ky meç u vlerësuan me simpati të ndryshme.

Kjo humbje e Tatlit, vjen në një moment jo të mirë për te pasi renditej lartë në kategorinë e lehtë në dy versionet, WBC-3-ti dhe IBF-6-ti dhe kur pritej fitorja edhe ngritja më lartë në këto dy versione, erdhi humbja e papritur e cila do ti ngadalsoj dhe vështirësoj gjërat për të ardhmen.

www.kosovaboxing.org
8 maj 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.