RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Canelo dominoi Chavezin

1 min read

Canelo vs. ChavezT-Mobile Arena, Las Vegas, SHBA, 6 maj 2017 – Canelo Alvarez (49-1-1, 34 KO) ka dominuar meçin e meksikanëve duke mposhtur djalin e legjendës, Julio Chavezit, Julio Chavez Junior (50-3-1, 32 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve.

Chavez Junior ishte jashtë çdo elementi të tij. Ai nuk arriti të bëjë asgjë për dymbedhjet raunde duke mos arritur të fitoj as edhe një raund. Për këtë arsye Canelo fitoi meçin bindshëm me rezultat të thellë nga tre gjyqëtarët, 120-108.

I pranishëm në palestër ishte kazaku, Gennady Golovkin, kampioni botëror unfikues në tre kategori të ndryshme në WBC, IBF dhe WBA. Pas meçit Golovkin u ngritë në ring duke uruar fitoren e Canelos ndaj Chavezit dhe njëherit duke konfirmuar përballjen me Canelon me 16 shtator në Las Vegas. Përfundimisht shikuesit nuk do të presin shumë sikur se pritën për më shumë se pesë vite të shohin meçin Mayweather dhe Pacquiao. Pas dy viteve përpjekjesh ky meç do të realizohet nga legjenda dhe promoter i njohur Oscar De La Hoya.

www.kosovaboxing.org
8 maj 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.