RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Talenti anglez Tommy Fury mposhti të famshmin Jake Paul

1 min read

Gjatë natës së mbrëmshme, 23 vjeçari Fury tregoi vetën e tij kundër “showmanit” Jake Paul. Ndeshja u zhvillua në Riyath të Arabisë Saudite. Ky meç pati një influencë të madhe për shkak se dyshja kanë qenë një rivalitet shumë interesant, duke pasur parasysh se imazhi i tyre tek publiku ka qenë i ndryshëm.

Anglezi Fury, edhe pse i ri në moshë, ai është duke ndjekur hapat e vëllaut të tij Tyson Fury, me punën dhe suksesin e tij, ai ka pasur gjithsej 12 meçe amatore deri ka arritur në kombtare dhe më pas në finale. Ndërsa, Jake Paul përveq që është boksier profesionist, ai është i famshëm edhe si një “showman” i mediave sociale, ai u bë i njohur për publikun kur luajti rolin e Dirk Man tek Disney Channel për dy sezona.

Fitorja e Furyt pati bujë të madhe tek publiku dhe fansat, mirëpo i urojmë dyshes sukses në të ardhmen, pasi që të dy janë në  moshë të re dhe i pret rrugëtim i gjatë përpara.

 

Aurora Verbica

Shkurt, 2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.