RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Tahiri synon të mposht Rosbergun në Tampere të Finlandës

1 min read

Gzim TahiriGzim Tahiri ka marrë rezikun duke udhëtuar në Finlandë për të boksuar me Jarno Rosberg. Ky meç do të jetë i një rëndësie të veçant, ku dueli do të zhvillohet në tetë raunde ku fituesin do ta plasoj lart në renditjet e kategorisë kruzer. Tahiri me rekord 10-0 (5 KO) në boksin profesionist, synon fitoren e 11-të, ndërsa Jarno Rosberg me rekord 15-1 (5 KO) poashtu synon fitoren ndaj boksierit tonë.

Tahiri deri më tani të gjitha duelet i ka zhvilluar në Austri. Kjo do të jetë lufta e parë jasht shtetit ku është bërë i njohur. “Kam pranuar sfidën në Finlandë vetëm për një qëllim, për fitore. I kam shiquar disa inqizime të tij. Ai nuk është shumë i mirë, por ka përparsin pasi bokson para shikuesve të tij” theksoi Tahiri për Kosova Boxing.

Në matjet zyrtare sot të mbajtura në qytetin Tampere, Tahiri doli të jetë 89.2 kg, ndërsa Rosberg ishte më i rëndë, 90.4 kg.

Rosberg më parë ka boksuar në kategorinë e rënd, ndërsa pas humbjes nga Johann Duhaupas për titullin EBU-EU, të cilin pësoi nakaut në raund të katërt, vendosi të kthehet në kategorinë kruzer ku shpreson të ketë suksesë. Dueli i nesërm do të tregoj vlerën dhe të ardhmen për dy boksierët. Shpresojm që Tahiri nga Finlanda të kthehet me fitore të madhe ku i urojmë suksese.

Artan Vërbica
5 shtator 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.