RTK

RTKLive
14 Maj, 2024

Nimani, pret sfidën e re nga Saurland kundër Jack Culcay

2 min read

Besar Nimani Besar Nimani me fitoren e fundit ndaj hungarezit Ferenc Albert, ka dëshmuar se jorastësisht është konkurrenti më i denjë në Gjermani për boksierët si  Jack Culcay, Nick Klapert etj. Por, aftësia e tij dhe suksesi shkojnë edhe më gjerë duke u analizuar nga kundërshtarët që do t`ia mësyjnë boksierit tonë, dhe Nimani do të jetë kafshatë e vështirë edhe të kampionëve botëror në kategorinë gjysëm të mesme si Saul Alvarez (Canelo), Carlos Molina, Demetrius Andrade, etj. Nimani në përballjen e fundjavës arriti fitore ku si çdo herë shfrytëzoi grushtet e forta duke dërmuar hungerzin e cili ishte i pafatë ti rezistoj goditjeve të fuqishme. Ai debutoi në ngjarjen e madhe të ekipit promovues, Saurland Boxing Promotion, ku dueli ishte parameç i Marco Huck dhe Mirko Largetti. Nuk kishte promovim më të mirë për Nimanin i cili tregoi vlerat e tij të boksierit. Kjo edhe la gjurmë për të ardhmen, në të cilën Nimani mund të marrë një ftesë tjetër nga Saurland Event për të boksuar me boksierin që menaxhohet nga ekipi i madh gjerman, Jack Culcay. Ky duel mund të jetë një dritare e re dhe kapitull i ri, në të cilën Nimani në rast të fitores do ti ofrohet kontratë nga gjiganti gjerman. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, por Nimani me 18 fitore (15 KO) në poaq meçe do ta ketë rastin, por atij i mbetet të jetë i durueshëm dhe të punoj deri sa ti vije rasti të dëshmohet.

Artan Vërbica
5 shtator 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.