RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Golovkin dhe Szeremeta këtë të premte

2 min read

Szeremta shihet si parakalim për Golovkin për të ardhur te meçi i tretë me Canelon

Triple-G siç e njohin të gjithë, apo Gennady Golovkin do të mbroj titullin e kampionit të botës në versionin IBF në kategorinë e mesme, këtë te premte me 18 dhjetor në Florida të SHBA-ve.

Golovkin (40-1-1, 35 KO) përball do të ketë polakun e pamposhtur Kamil Szeremeta (21-0, 5 KO). Meçi pritet me padurim nga adhuruesit e boksit, sepse Golovkin ka simpatizies të zjartë në SHBA dhe poashtu Szeremeta pritët të sfidoj ashpër kazakun.

Të gjithë e din kualitetin e Golovkin, kampion i dëshmuar i cila ka rrahur të gjithë përveç Canelo Alvarezit dhe se ai meç ka qenë i ngushtë dhe vështirë të vlerësohet, por Triple-G vazhdon garrën. Ai dëshiron përballjen e tretë kundër Canelos, ku besojmë që me 2021 do të zhvillohet, sepse e gjithë bota e dëshirojnë meçin e tretë të tyre.

Për ish-kampionin evropian “Lineal” apo resht-radhazi 2018 dhe 2019 do të jetë duel mjaft i vështirë duke ditur cilësit e Golovkinit. Ai debutoi për Matchroom vitin e kaluar në Madison Square Garden me fitore ndaj Oscar Cortes me TKO 2, për të siguruar këtë përballje. Se cilësia e një boksieri evropian kundër boksierit botëror siç është Golovkin do të duket e vështirë sepse Szeremeta me vetëm një fitore në SHBA nuk premton edhe aq shumë. Mbetet të shihet, por Golovkin është favorit apsolut kundër Szeremetas.

www.kosovaboxing.org / 15 dhjetor 2020

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.