Analizë: A mundet Callum Smith ta mposht Canelon!
3 min readArtan Vërbica
16 dhjetor 2020
Fundjava e pasur e boksit fillon këtë të premte në Florida me meçin Golovkin & Szeremeta dhe përfundon me Canelo & Smith të shtunën në San Antonio. E kemi dhënë vështrimin mbrëmë për Golovikin dhe Szeremeta ku kazaku duke favorit apsolut me gjasa të vogla për polakun, por më e vështirë do të jetë për Canelon (53-1-2, 36 KO) i cili bokson kundër britanikut të pamposhtur Callum Smith (27-0, 19 KO). Smith është boksier sfidues dhe përballjen në SHBA e sheh si senzacion këtë fundjavë ku synon ta shokoj botën.
Unë e quaj Canelon boksi sotshëm. Ai me të vërtet është boksieri më i mirë në planet, “Pound for Pound”, por që duhet ta pranojmë se Smith është mjaft boksieri i mirë i cili do ti sjell probleme atij dhe nuk do të jetë aspak meç i lehtë për meksikanin.
Canelo mori i epitetin e më të mirit “King of P4P” kur mposhti Golovkinin me 2018 dhe ai është sot në maje të boksit botëror. Jo rastësisht, ai dëshmoi duke e nokautuar edhe të famshmin, rusin Sergey Kovalevin vitin e kaluar. Pra, Canelo me të gjitha tiparet triumfon ndaj çdo boksieri sot botëror, si me kualitet, si me popullaritet dhe si me marketing i cili shihet se këtë epitet ta mbaj me vite të tëra në vazhdim.
Çfarë të themi për Smith. Ka shumë?
I pamposhtur me potencial të lartë. Gjatësia e tij dhe stili i tij duke si një shkop hekuri të cilin shumë e godet dhe as nuk rrëzohet dhe as nuk dredhohet. Kështu e shoh Smithin, jo që sjell ndonjë bukuri të madhe, por që është i fortë. Kemi të bëjme me Super kampionin e botës në WBA në kategorin super të mesme. Ai u dëshmua me 2015 kur mposhti Ricky Fielding i cili ishte favorit duke i pësuar humbjen e parë në karrierë. Fitorja më e madhe e tij shihet ajo kundër britanikut tjetër, ish-kampionit të botës, George Grooves me nokaut në raund të shtatë në Jeddah të Arabisë Saudite me 2018. Me këtë fitore ai fitoi brezin e më të mirit të botës në Super-WBA dhe WBC Diamond. Mbrojtjen e titullit të kampionit botëror e bëri në Madison Square Garden në New York duke mposhtur Hassan Ndam Njikam me TKO 3 dhe më pastaj mposhti edhe John Ryder-in në Liverpool me vendim unanim pas 12 raundeve. Këtë dy meçe me 2019 ishin parakalim dhe ardhja e tij deri te meçi kundër Canelos që do të jetë shumë madhështore për te dhe gjithë britanikët nësa ai të shtunën triumfon. E themë këtë sepse të fitosh më të mirin P4P pak dikush e ka bërë nga britanikët, vetëm Lennox Lewis kur mposhti Evander Holyfieldin dhe Mike Tysonin në vitet e 90-ta.
Cili është avantazhi i Smithit?
Avantazhi i Callum Smithit kundër Canelos do të jetë gjatësia. Ai është 191 cm dhe kjo dë duket problemi më i madh për Canelon i cili është vetëm 171 cm. Pra, për 20 cm është përparsia e Smith-it ndaj Canelos, që unë mendoj do të jetë problem mjaft i madh. Ndoshta kjo nuk i duket ndonjë problem Canelos se ai edhe Kovalevit 183 cm, arriti ta nokautoj. Kjo mund të jetë edhe strategjia e meksikanit, ku ndoshta ka parë nga afër se më mirë dhe lehtë mund të boksoj me të gjatit. Sigurisht që mbrëmja e së shtunës do të na zgjoj adrenalinën në maksimum. Dëshira im është që fitues të dal Canelo, pasi më pastaj do të kemi meçin e shumë pritur që e gjitha bota dëshiron ta sheh përsëri, Canelo vs. Golovkin -III- me 2021.
www.kosovaboxing.org