RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Sulejmani fiton titullin “WBC Youth – Intercontinental”

1 min read

Arlind SulejmaniVienë, Austri, 12 mars 2016 – Talenti ynë Arlind Sylejmani ka fituar titullin e parë në karrierë. Ai këtë fundjavë fitoi titullin e interkontinental të versionit WBC në kategorinë e mesme duke mposhtur hungarezin, Zsigmond Vass, me nakaut në raund të parë.

Me këtë fitore Sulejmani, 18-vjeçar ngriti bilancin e tij personal në boksin profesionist prej 7 fitoresh (2 KO) në po aq meçe të zhvilluara. Ndërsa për Vass kjo ishte humbja e tretë në karrierë, karshi 8 fitoreve (1 KO) në 11 meçe në boksin profesionist. 

Sulejmani karrierën e profesionistit është duke e zhvilluar në Austri. Ai debutoi si 16-vjeçar në boksin profesionist. Vetëm dy shtetët evropiane, Austria dhe Republika Çeke lejojnë që boksierët profesionist të zhvillojnë duelet profesioniste nën moshën 18-vjeçare, të tjerët shtete e kanë kriter përmbi 18-vjet, ndërsa disa shtete si Suedia përmbi 20-vjeç.

Kosova Boxing i uron titullin e parë të fituar boksierit tonë nga Pirroku i Tetovës.

Kosova Boxing
14 mars 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.