RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Federata e Boksit Profesionist bënë një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës

2 min read

12675102_804356489695349_1221257354_oPrishtinë, 16 mars 2016 – Federata e boksit Profesionist e Kosovës i përfaqësuar nga Drejtori Gjeneral Z.Nexhmedin Zeka dhe  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SH.S.K.U.K-së) Dr.Curr Gjocaj, kanë vendosur qe te krijojnë bazë te përshtatshme për bashkëpunim dhe gatishmërinë e tyre për kontributin në zhvillimin e sportit te boksit Profesionist duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar sot nga te dyja palët parasheh mundësinë qe boksierët profesionist Kosovar dhe te gjithë boksierët e vendeve te ndryshme që do të marrin licencë nga FBoxProfK-së, te kenë procedura lehtësimi dhe përshpejtimi për kontroll mjekësore sistematike, sipas rregulloreve te Federatës FBoxProfK-së, të bazuara në rregulloret e Federatës Evropianë te Boksit Profesionist, EBU-së. Me këtë marrëveshje bashkëpunimi boksierëve profesionist Kosovar ju mundësohet një kontrollim mjekësorë efikas në të gjitha qendrat spitalore te Kosovës dhe ju jepet një përkrahje shume e madhe nga SH.S.K.U.K-së dhe motivim për suksese në ketë sport.

Drejtori Gjeneral i FBoxProfK Z.Nexhmedin Zeka ja dorëzoj një dhuratë Speciale Drejtorit te Përgjithshëm te Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SH.S.K.U.K-së) Dr.Curr Gjocaj një pale doreza të boksit profesionist si shenjë respekti dhe falënderimi për një përkrahje kaq te madhe që po ju ofron sportit dhe në veçanti boksit profesionist.

Kosovaboxing.org
16 mars 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.