Sulejmani fiton me TKO 5, Asani debuton me fitore
1 min readHallmann Dome, Vienë, 15 tetor 2016 – I riu nga Tetova, Arlind Sulejmani (8-0, 3 KO) ka vazhduar me fitore dhe me performancë qind për qind në tetë meçet e para në boksin profesionist. Ai mposhti hungarezin me përvojë Peter Orlik (21-19-1, 3 KO) duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të pestë.
Dueli nuk ishte edhe aq i lehtë për Sulejmanin i cili në raund të dytë u gjetë në dysheme pas një pakujdesie duke pranuar një goditje, por ai u zgjua dhe vazhdoi duke e marrë vetën dhe më nuk i lejoi vetës gabime. Në raund të tretë rikuperoi gabimet dhe pa gabimet e kundërshtarit dhe të katërtën pas një rrëbesh goditjesh i dëmtoi arkadën hungarezit. Në përfundim të raundit të katërt pa filluar i pesti u kërkua ndërhyrja e doktorit i cili meçi u përfundua, pasi ai nuk ishte i denjë të vazhdoj ndërsa syri i tij kishte prerje të madhe.
Në këtë mbrëmje debutoi edhe një boksier tjetër. Ai është djaloshi nga Shkupi, Mërgim Asani i cili debutoi me fitore pas 4-raundeve. Ai mposhti hungarezin Ambroz Horvath me vendim unanim. Asani në të kaluarën ka marrë pjesë si kikboksier, ndërsa që tani ka vendosur të jetë vetëm boksier. Asani bokson në kategorinë super velter.
www.kosovaboxing.org
17 tetor 2016