Fabiana Bytyqi mbron titullin “WBC Youth” me 19 nëntor
1 min readMotër e vëlla, Fabiana dhe Sebastian Bytyqi do të zhvillojnë meçet e tyre të radhës me 19 nëntor në hotelin ekskluziv, Pupp Hotel në Karlovy Vary të Çekisë.
Fabiana (8-0, 3 KO) për kundërshtare do të ketë boksierën nga Tanzania, Halima Vunjabei (3-2-1, 2 KO) ku meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit botëror për të reja “WBC Youth”. Për Fabiana Bytyqin kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit “WBC Youth”. Ajo këtë titull të vlefshem e fitoi këtë vit me 5 mars në Pilsen të Çekisë duke mposhtur bullgaren Teodora Bacheva me vendim unanim. Me Bacheven mbrojti sërish titullin me 25 qershor në Usti Nad Labem poashtu në Çeki, duke e mposhtur më bindshëm me dorëzim në raund të 7-të.
Ndërsa Sebastin Bytyqi (8-0, 7 KO) pritet ti caktohet kundërshtari. Atij gjatë kësaj jave pritet ti caktohet kundërshtari.
Kosovaboxing.org
11 tetor 2016