RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Suat LAZE sfidon titullin EBU me 27 tetor

1 min read

Boksieri ynë nga Durrësi me residencë në Itali, Suat Laze do të sfidon titullin e kampionit evropian të versionit EBU kundër belgut Alexander Miskirtchian. Dueli do të zhvillohet në Bruksel të Belgjikës me 27 Tetor.

Laze deri më tani ka zhvilluar 25 meçe profesioniste, ku ka rekord prej 20 fitore (6 KO), 4 humbje dhe 1 barazim. Ndërsa belgu Miskirtchian ka 24 meçe profesioniste ku prej tyre ka shënuar 21 fitore (7 KO), 2 humbje dhe 1 barazim.

Sipas rekordeve dhe rezultateteve dueli do të jetë pa favoritë me gjasa të barabarta, deri sa Miskirtchian konsiderohet për një nuancë favoritë pasi bokson para publikut vendas.

Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë i cili përgatitjet është  duke i zhvilluar në Itali. “Jam duke u përgatitur me një ritëm të madhë. Në Belgjikë udhëtoj për fitore” theksoi Laze.

Në parameç të duelit Laze dhe Miskirtchian do të boksoj edhe boksieri ynë perspektiv Dardan Zenunaj i cili javë më parë boksoi në Prishtinë. Meçi i Zenunaj do të jetë në tetë raunde.

Artan Vërbica
10 Tetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.