RTK

RTKLive
14 Qershor, 2024

Suat Laze kundër Banoit Manno me 21 Qershor

2 min read

Suat LazeBoksieri ynë nga Durrësi, Suat Laze do të përballet me italianin Benoit Manno me 21 Qershor. Ky duel do të zhvillohet në Torino të Italisë dhe do të jetë në 6 raunde.

Italiani Manno deri më tani ka zhvilluar 12 meçe profesioniste duke shënuar 11 fitore (2 KO) dhe ka pësuar vetëm një humbje. Manno ka fituar dy herë kurorën e më të mirit në Itali në vitin 2011 dhe 2012. Ndërsa boksieri ynë Laze ka shumë më shumë përvojë se italiani ku ka zhvilluar 26 meçe profesioniste duke shënuar 20 fitore (6 KO) dhe ka pësuar katër herë dhe ka një barazim.

Laze do të synoj fitoren e 21-të në Torino. Ai për Kosova Boxing u shpreh: “Do të udhëtoj në Torino për fitore. Ai është kampion i Italisë, por unë jam boksier më cilësor se ai. Do të mundohem të fitoj para kohe pasi boksoj në qytetin e tij.

Laze vitin e kaluar ka zhvilluar dy duele në 6 raunde, duke i fituar të dytë me vendim unanim. Ai ka karrierë të begatshme. Humbjet e tij janë të gjitha me pikë dhe ka pësuar në duele të rëndësishme për tituj. Në vitin 2010 sfidoj titullin evropian të EBU-së kundër ukrainasit Stanislav Merdov në Ukrainë ku humbi me rezultatë të ngushtë.

Gjithsesi Laze do të ketë edhe ndonjë rast tjetër për ndonjë titull, i cili me suksesin e tij në boksin profesionist e meriton.

Përgatiti:
Artan Vërbica
10 Qershor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.