Sopaj humb përballjen për titullin e Luxemburgut
1 min readLuxemburg, 8 Qershor 2013 – Nysret Sopaj ka humbur duelin për titullin e Luxemburgut mbrëmë ndaj boksierit nga Gaboni, Taylor Mabika me vendim unanim. Dueli ishte i vlefshëm për titullin e Luxemburgut ku ndryshe nga vendet tjera ku duelet për titull të një shteti zhvillohen në 10 raunde, në Luxemburg mbahen në 8 raunde.
Dueli kishte qenë mjaft interesant, por për një nuancë Mabika kishte qenë më i mirë ku fitoi me meritë. Sopaj ishte përgatitur mjaft shumë për këtë meç, deri sa përvoja ishte në anën e Mabika në momente vendimtare. Pas raundit të tetë gjyqëtarët shpallën fitues Mabika me vendim unanim.
Sopaj deri më tani ka zhvilluar vetëm 5 meçe profesioniste duke shënuar 2 fitore (2 KO), dy humbje dhe një barazim. Ka qenë një hap i ngutshëm i menaxhmentit të Sopaj, pikërisht nga Michael Lofy i cili me pak duele e shtyri të dyluftoj për titullin e Luxemburgut, duke pasur parasysh nivelin e Taylor Mabika i cili ka tani 10 fitore (4 KO) dhe dy humbje.
Kjo humbje nuk duhet ta demoralizoj Sopën, atij i duhet një mobilizim, një trajner dhe menaxher tjetër ndoshta për të arritur të suksesi.
Përgatiti:
Artan Vërbica
9 Qershor 2013
ma shum hubje se fitore paska tipi spaska send prej ti veq saper mej ba naj fitore ma shum kundershtarve