Stieglitz i revanshohet Abrahamit
2 min readMagdeburg, Gjermani, 23 Mars 2013 Robert Stieglitz i është revanshuar Arthur Abrahamit për humbjen e vitit të kaluar. Mbrëmë në Magdeburg, Stieglitz arriti të fitoj pas vetëm tre raundeve, ku Abrahamit iu dëmtua syri i majtë dhe doktori dha vendim për të përfunduar meçin.
Dueli filloi me agrisivitet nga Stieglitz nga raundi i parë ndërsa Abraham çuditshëm vetëm mbrohej pa dhënë ndonjë kundërpërgjigje. Në raundin e dytë sërish ishte Steiglitz që sulmonte ndërsa Abraham mbrohej, kjo edhe i kushtoi ku pas pak mori një goditje në syrin e majtë dhe syri i tij seriozisht iu dëmtua. Pas këtyre dy raundeve Abraham humbi shikimin dhe orientimin e tij në ring, kjo dukej mjaft mirë deri sa ai mezi mbahej dhe nuk kishte përgjigje për Stieglitz. Pas këtij raundi gjyqëtari në ring Mike Ortega i kërkoi mjekut kujdestar të shiqoj syrin dhe ai dha vendim që të përfundon meçin. Kjo i gëzoi pa masë kampin e Stieglizit të cilët së bashku me Stieglitz iu gëzuan mjaft fitores.
“Ka qenë një proeces i shkurtë. Kam punuar shumë për këtë meç dhe ia dola” theksoi Stieglitz për mediat gjermane.
“Syri im mu mbyll, nuk mund të shihja asgjë. E lejova në fillim të më godas dhe kisha në mendje të sulmoj atë nga raundi i katërt. Ai fitoj sonte me meritë. Besoj do të zhvillojmë duelin e tretë dhe të japim më të mirin” ishin fjalët e Abraham.
Ky meç është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin sportiv Kujtesa 3, ndërsa në bashkëkomentim ishin Agon Radoniqi dhe kryeredaktori ynë Artan Vërbica.
Shpend Ahmeti
24 Mars 2013