RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Nasi Hani kundër Nikolai Ermenkov me 1 Prill

1 min read

Nasi HaniPas fitores së sukseshme dhjetë ditë më parë ndaj hungarezit Tamas Bajzath në raundin e dytë me ndërprerje, Nasi Hani do të zhvillon këtë fundjavë me 1 Prill një tjetër duel. Ai do të takohet me bullgarin Nikolai Ermenkov. Ky meç do të zhvillohet në qytetin Thun të Zvicrës në 6 raunde.

Lajmin e ka bërë publik vetë boksieri strugan i cili u shpreh për Kosova Boxing: “Kam mësuar kundërshtarin e radhës. Ai do të jetë bullgari Ermenkov. Shpresoj të jap një paraqitje të mirë dhe shënoj fitoren e radhës” theksoi Hani.

Nasi Hani deri më tani ka zhvilluar 7 meçe profesioniste duke shënuar të gjitha fitore, 4 me KO. Ndërsa kundërshtari i tij Nikolai Ermenkov ka 11 meçe profesioniste, prej tyre 7 fitore (3 KO) dhe 4 humbje.

Kosovaboxing.org
26 Mars 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.