RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Stevenson nakauton Williamsin, duke mbrojtur titullin e botës

1 min read

Stevenson KO 4 WilliamsWBC Kampioni i botës në kategorinë gjysëm të rënd, Adonis Stevenson (27-1, 22 KO) ka mbrojtur titullin e kampionit të botës ndaj amerikanit Thomas Williams (20-1, 14 KO) me nakaut klasik në raund të katërt.

Kjo ishte mbrojtja e shtatë e titullit të botës për Stevenson, ndërsa Williams pësoi humbjen e parë pas 21-meçeve.

Stevenson dhe Kovalev konsiderohen mbretër të kategorisë gjysëm të rënd, ndërsa ndërmjetyre është përzier edhe Andre Ward, kampioni i padiskutueshëm i kategorisë super të mesme i cili tani sfidon më të mirët e kategorisë gjysëm të rënd. Pas tre fitoresh të Ward, ai ka marrë të drejtën të boksoj me Sergey Kovalev ku meçi i tyre do të zhvillohet me 21 nëntor në Las Vegas. Por, para se të boksoj Ward me Kovalev, atë e pret një punë javën e ardhshme me Alexander Brand.

Kosovaboxing.org
30 korrik 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.