RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Spence Jr ndal Brook-un në raundin e 11-të

2 min read

spence jrAshtu siç e kishim paralajmëruar ditë më parë se Kell Brook nuk do ta ketë aspak të lehtë kundër Errol Spence Junior, ashtu edhe doli. Spence Jr arriti ta mposht me nakaut teknik në raund të 11-të. Siç dukej Brook nuk e kishte analizuar mirë potencialin dhe forcën që ka Spence Jr dhe kjo i kushtoi mbrëmë ku amerikani ishte në çdo aspekt ishtr më i mirë.

Brook gaboi në përzgjedhjën e tij të mbrojtjes së titullit botëror në versionin IBF, për të boksuar me Spence Jr. Të gjithë e dimë se çfarë kundërshtari ai pati para se të përballej me Spence Jr, një super kampion të botës, Gennady Golovkin. Por, hiq më pak i lehtë nuk ishte Errol Spence Jr, boksieri i cili mori pjesë në Lojrat Olimpike “Londra 2012” dhe duke ditur që ka mposhtur ish-kampionin e botës, Chris Algeri, pastaj kampionin e evropës, Leonardo Bundu, etj. Dhe doli ajo që i kushtoi sepse nuk rehabilitoi humbjen mirë nga Golovkin dhe vjen humbja e dytë e radhës tani nga Spence Jr.

27-vjeçari nga Long Island i New York-ut kishte udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për vetëm një qëllim, të fitores dhe në SHBA të kthehej me titullin e kampionit të botës. Dy raundet e para i takuan britanikut Brook, por më pastaj Spence Jr ngadalë mori vetën duke kuptuar forcën e Brook dhe e ndëshkonte në çdo aspekt duke qenë më i mirë si në gjysëm distancë si dhe nga lufta nga mbrenda duke fituar thuajse çdo raund deri sa në të 11-tën e përfundoi duke ia mshelur synin Brook-ut.

Spence Jr tani ka bilanc qind per qind, 22 fitore (19 KO), ndersa Brook 36 fitore (24 KO dhe dy humbje.

www.kosovaboxing.org
29 maj 2017

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.