RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Sot fillon turneu ndërkombëtar “Memoriali 2011” Shkodër

1 min read

Turneu ndërkombëtar “Memoriali Vllaznia 2011” që pritet të zhvillohet në qytetin  Shkodrës në datat 31 mars-4 prill, pritet të jetë një test i vërtetë për boksierët shqiptarë dhe për vetë Federatën e Boksit të Shqipërisë. Turneu do të jetë madhështor ku do të marrin pjesë 12-shtete. Do të marrin pjesë shtete si, Italia, Mongolia, Afganistani, Slovenia, Mali i Zi, Maqedonia, Indonezia, Kazakistani, Mjanmari (Birmania), Siria, Bhutani dhe Sierra Leone.

“Presim që turneu të jetë mjaft cilësor. Ndryshe nga herat e tjera, këtë vit kemi shtete pjesmarrëse nga Afrika dhe Azia. Kjo është një risi për publikun shqiptar. Do të jetë një mini kampionat për katër ditë ku do të na ndihmoj shumë para kampionatit evropian dhe botëror që janë këtë vit” theksoi selektori Zef Gjoni për kosovaboxing.org.

Shorti i garave do të hedhet sot, ndërsa raportet dhe rezultatet nga ky turne do të na sjell bashkpuntori ynë në Shkodër, Senad Nikshiqi.

Foto : Shpend Ahmeti/kosovaboxing.org

Artan Vërbica
1 Prill 2011

6 thoughts on “Sot fillon turneu ndërkombëtar “Memoriali 2011” Shkodër

  1. Me vjen mire qe mbahet turneu i boksit ne Shkoder, dhe ka boksier te mire shqiperia, djem trima e luftarak, por me vjen keq pse Kosova nuk eshte e ftuar qe te marr pjes ne kete turne, po ashtu shqiperia boksieret me te mire nuk naj sjelli ne turneun memorial “Adem Jashari” vitin e kaluar, pse me ndodh kjo kur i tere publiku Kosovar i adhuron boksieret Shqipetar.

  2. persa i perket fteses qe nuk i asht ba kosoves si shtet eshte se aiba dhe eubc pra federatat europiani dhe boterore e boksit amator nuk e ka njoft akoma kosoven si republik, dhe ky turne memoriali vllaznia 2011 eshte e miratuar nga eubc dhe eshte ne kalendarin eurpian te eubc pra kosova nuk lejohet te marr pjes si republik sepse nuk e ka pranuar akoma federata e boksit europian dhe boteror (AIBA dhe EUBC)…kurse per turneun adem jashari boksierat qe kan perfaqesu shqiperin jan kampion te shqiperis…per vitin 2010…ndersa ekipi i pare ka shkuar ne turneun doreza e art ne beograd sepse ky turne ishte ne kalendarin e EUBC dhe ne kete turne kan qene boksiera me medalje europiani dhe boterore nga rusia bullgaria maroko algjeria tunizia spanja etj… nqs ke deshir ti citoj dhe emrat e ketyre boskierave me medalje eurpiane dhe boterore….vetem disa emra po ti them.. Misha Aloyan 52 kg kampion europet 2010 RUS/medalje bronxi kampionat boteror 2009/dhe medalje te art ne kupen e botes 2008…. Artem Chebotarev 75kg RUS kampion europet 2010/Egor Mekhontsev 91kg RUS kampion europet 2010 kampion bote 2009/Tervel Pulev 91kg BUL nen kampiona europet 2010 pra medalje te argjend…kto jan vetem disa nga emrat qe kan marr pjese…dhe me thoni ju se ku ka qen ma mir per te shkuar ne nje turne si ky i permasave europiane dhe boterore ku ne kete turne ne i kemi matur forcat ne maksimum dhe kemi marr nje medalje te argjent pra vendin e dyt ksaj i tham un prov dhe sukses shum te mir ….te njetin gje do kishit ba edhe ju si ekip kombetar me pas te drejten per te marr pjes ne keto turnet…na vjen keq qe nuk kemi mundur te marrim pjes ne turneun adem jashari por per fat te keq ne te njetat data kan qen te dy turnet si ne prishtin ashtu edhe ne beograd…mandej kemi ndar ekipin kombetar ne dy pjes nje ne kosov dhe nje ne beograd pra kemi pasur mudesi per te shkuar ne beograd te gjith por per te neruar me munsit tona maksimale figuren e neruar adem jasharit kemi ndar ekipin ne dy pjes…..pra kjo eshte nje interpretim i sakt i ngjarjes dhe te gjitha deformimet te informacionit keq informimit me dashje apo pa dashje qe ka arritur tek ju ka qen i gabuar nqs ka ndonje gje ndryshe nga kjo qe kam shkruar une ketu sepse i di mir ndodhit sepse jam pjes e kombetares shqiptare te boksit…

    me Respekt Christian Demaj

  3. MEMORIALI VLLAZNIA 2011 NATA E PARE, SHQIPERIA ARRIN 4 FITORE DHE 1 HUMBJE PAS NDESHJEVE SHUME TE BUKURA QE I BASHKOHET DHE REZULTATI I PRITUR, BRAVO BOXI SHQIPETAR

  4. Me vjen mire per njoftimin Kristian,por dhe kosoven e kan ftuar ne Mostar,ne Bullgari Strangjat dhe ne Kroaci ku dhe keto jane turne te EABA-se dhe kemi marr pjese si kosove,une te gjitha i them se e dua boksin Shqiptar dhe kam deshire qe ne qdo turne boksioeret shqipetar te marrin pjese dhe te marrin vendet e parta,por mendoj se ka qen mire qe dhe Kosoven ta ftoni ne kete turne.

    me respekt Agimi

  5. nuk ka munsi qe te jen pjes e kalendarit europian ato turnet qe me the sepse nuk mund te lejohet kosova te marr pjes, nuk e them kte se sdua qe kosova te marr pjese ne turnet e medha por qe nuk i lejohet!!!! per kyt mund te pysesh ma mir federaten e boksit te kosoves dhe jam shum i sigurt qe ato do te japin te njeten informacion.shpresoj qe kosova te marr pjes sa me shpejt ne turnet e botes dhe te europes.dhe kalendarin europian faqja zyrtare eshte kjo http://www.eubc-boxing.org dhe dhe faqja zyrtare e federats boterore eshte kjo http://www.aiba.org ktu mund te gjesh te gjitha shtetet antare si dhe kriteret si dhe kalendarin zyrtar etj etj……
    me respekt Christian Demaj

  6. jam i njoftuar dhe une z.Kristian me shume gjera se dhe vete jam pjes e boksit,ne marrim pjes neper turne por nuk mund te marrim pjes neper kampionate ballkanike europiane e botereore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.