Sonte Tarver kundër Cunningham dhe Huck kundër Glowacki
2 min readNewark, New Jersy, 13 gusht – Antonio Tarver është sikur se vera, sa më i vjetër aq më i mirë. Ai nakautoj Jonathan Banksin në dhjetorin e vitit të kaluar, që është njëherit edhe trajner i Wladimir Klitschkos. Askush nuk e kishte pritur një gjë të tillë dhe aq fitore të pastërt në atë mbrëmje, por Tarver shkatërroi plotësisht Banksin.
Tarver edhe pse 46-vjeçar, po shkëlqen si në kohërat më të mira. Ai këtë fundjavë do të boksoj kundër Steve Cunningham, njërin ndër boksierët më të mirë të dekadës së fundit në kategorinë kruzer. Dy ish-kampionët botëror do ta kenë fjalën kryesore në Newark në New Jersyt.
Ky duel do të jetë shumë interesant dhe do të zhvillohet në 12-raunde. Fituesi do të boksoj me fituesin e çiftit Marco Huck dhe Krzystof Glowacki.