RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Mbarron Kampionati Evropian për shqiptarët

1 min read

Kampionati Evropian - LogoSamokov, Bullgari, 12 gusht – Shpresat që një shqiptar do të mund të fitonte ndonjë medalje në Kampionatin Evropian, janë shuar ku gjithë boksierët tanë janë eliminuar në xhiron e dytë.

Kranar Zeneli pati përball kundërshtarin nga Britania e Madhe, Ashfaq Qais me të cilin humbi, 3 me 0. Besuam që Albi Sorra do ta kaloj xhiron e dytë ndaj bjellorusit Kastramin Pavel, por edhe ky u mposht, 3 me 0. Asmer Bilalli humbi poashtu nga holandezi, Van der pas Max, 3 me 0. Poashtu Kristian Demaj humbi nga  Jakubowski Igor Pavel nga Polonia, 3 me 0.

Përfaqësuesi i Zvicrës, Ukë Smajli humbi nga nënkampioni botëror i 2013, Peter Mullenberg, 3 me 0. Nga ai që pritëm më së shumti, Kastriot Sopa, nuk u realizua. Edhe Sopa humbi nga spanjolli Orozco Ojeda, 3 me 0. 

Kosovaboxing.org
12 gusht 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.