RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Skender Halili fiton titullin “WBA-NABA USA”

1 min read

Ndonëse ishte javë e ngjeshur me shumë duele interesante nepër botë, një meç interesant për opinionin tonë u zhvillua në Columbus të Ohio-s, ku boksieri ynë Skender Halili sfidoi titullin e Kontinentit të Amerikës në versionin WBA, apo “WBA-NABA USA” në kategorinë velter.

Halili (16-2, 13 KO) përballë pati boksierin amerikan Jamie Walker (8-1-1, 3 KO). Walker ishte i pamposhtur deri para se të boksoj me Skender Halilin, i cili cilësohej favoritë për dy arsye, ai renditej më lartë se Halili dhe boksonte në shtëpinë e tij në Columbus. Kjo nuk i bëri përshtypje Halilit i cili drejt Ohio-s udhëtoi për një qëllim që në New York të kthehet me titull të fituar dhe këtë ia arriti. Pas 10-raundeve të forta Halili doli fitues me vendim unanim, ku tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e boksierit tonë. Dy e vlerësuan me 98-92 dhe njëri 97-94.

Ky duel do të hap rrugë boksierit tonë. Ai pret që me 2018 të ketë sfida të mëdha drejt ngritjes edhe më shumë si boksier dhe në renditjet botërore.

www.kosovaboxing.org / 5 mars 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.