RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Shqiprim Muriqi shënon fitore me vendim unanim

1 min read

Paradise Theater, Bronx, New York, SHBA, 14 Maj 2010 – Shqiprim Muriqi 4-0 (2 KO) ka shënuar fitore me vendim unanim kundër amerikanit Rondy Campbell 2-5-1. Muriqi ka dominuar luftën plotësisht nga raundi i parë deri të fundit, ndërsa në raundin e katërt Muriqi i ka dhënë disa goditje të fortë në kokë mirpo Campbell i duroi dhe nuk u dorëzua. Campbell shquhej për mjekër të fortë dhe deri tash asnjë herë nuk është gjetur në dysheme, kurse Muriqi po vazhdon rrugën e kusheririt të tij, Elvirit, i cili shumë vite më parë shquhej njësoj sikur se Shqiprimi tani. Kjo është fitorja e dytë e tij këtë vit dhe e katërta në boksin profesionist. Dueli ishte organizuar nga Star Boxing dhe Golden Boy Promotion. Shqiprimi është duke u vëzhguar vazhdimisht nga promoterët e mëdhenjë si, Joe DeGuardia, Lou Di Bella e tani ishte prezent edhe Oscar De La Hoya. Shpresojmë që ai të nënshkrruaj shumë shpejt me një promoter të madh.

Artan Vërbica
15 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.