RTK

RTKLive
10 Nëntor, 2024

Canolli mposht Maliqin në kampionatin individual të Kosovës në Kick-box

4 min read

Foto: Avdush Cakaj
Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 15 Maj 2010
– Federata e kick-boxit të Kosovës ka mbajtur kampionatin e 10-të për junior dhe senior. Në këtë kampionat ishin prezent gjashtë ekipet më të mira të Kosovës (K.K. Leo De Snoo – Prishtinë, K.K. Kosova – Vushtrri, K.K. Kroni – Podujevë, K.K. Katana -Kastriot, K.K. Peja dhe K.K.Gjakova) ku morrën pjesë gjithësej 48-garues.

Ajka e ditës ishte mes dy kick-boxierve më kulmor në Kosovë, mes Ilir Canollit, kampionit të dyfishtë botërorë në dicilplinën thai-box, -95 kg (2008 në Berlin dhe 2009 në Punta Umbria) dhe kampionit botërorë në diciplinën kick-box, deri -85 kg (2008 në Berlin) Yll Maliqit. Kjo luftë ishte një ndër më të mirat të zhvilluara në këto vite në kampionatin e Kosovës. Të dy kick-boxierët treguan se i takojnë klasit botërorë dhe nuk janë rastësisht ndër më të mirët në Kosovë. Canolli iu revanshua për humbjen e vitit 2007 kur Maliqi fitoi në atë kohë. Maliqi dy herë u gjend në “Knock-Down” por vazhdoi deri në fund dhe tregoi luftë të fortë, por Canolli tregoi se është kick-boxieri më i mirë i Kosovës dhe më i përgaditur.“E kam pritur shumë këtë rast dhe jam përgaditur mjaft mirë për këtë duel. Edhe pse jemi shokë të mirë, në ring jemi rival, dhe ju revanshova për humbjen e pësuar me 2007. E përshendes publikun që më përkrahen dhe trainerin tim Lutfi Menxhiqi, i cili ka merita të mëdha në sukseset e mia” deklaroi Canolli për Kosovaboxing.org. Ai më pastaj shtoi, ku tregoi se do të vazhdoj për përgaditjet për garat e ardhshme.”Do të pushoj disa ditë e pastaj do të filloj përgaditjet për një turnir në Francë dhe për kampionatin botërorë që mbahet në muajin Tetor në Skoci” theksoi Canolli. Dueli Canolli dhe Maliqi ishte një luftë gladiatorësh dhe i përngjante një luft të fortë të K-1.

Parameçet e këtij spektakli nuk munguan ku u zhvilluan disa duele mjaft interesante. Shaip Orllati (K.K.Leo De Snoo) në kategorinë -70 kg, mposhti kick-boxierin Gzim Galica (K.K.Kroni) me vendim të gjyqëtarëve. Dardan Nuha (K.K. Gjakova) në kategorinë -65 kg,mposhti kick-boxierin Berat Makolli (K.K. Leo De Snoo) me vendim të gjyqëtarëve. Uran Neziraj (K.K.Katana) mposhti kick-boxierin në kategorinë -79 kg, Shpëtim Ahmetaj (K.K. Peja) me vendim të gjyqëtarëve. Ky për ndryshe ishte njëra ndër luftat më të mira ku të dy treguan luftë burrërore. Dueli që ishte i përafërt, ishte ai mes Valon Mavraj (K.K.Peja) dhe Shefqet Mjekiqi (K.K. Katana). Ndoshta ky duel është dashur të jetë barazim dhe të ipet një raund plus, por gjyqëtarët menduan ndryshe dhe fitoren ia dhanë kick-boxierit nga Kastrioti, Shefqet Mjekiqit. Ishte një paknaqësi nga ana e Mavraj, gjë që ndoshta kishte të drejtë,mirpo vendimi i fundit mbetet i gjyqëtarëve. Elvis Gashi (K.K.Leo De Snoo) mposhti kick-boxierin Armend Blakaj (K.K.Peja) në kategorinë, -75 kg, me “Knock-Out” në raundin e parë. Fisnik Krasniqi (Leo De Snoo) mposhti kick-boxierin Lum Kelmendin (K.K.Peja) me ndërprerje në raund të tretë , RSC 3. Ky duel ishte në kategorinë deri, -65 kg. Këto janë disa nga parameçet më të mira që ishin zhvilluar. Deulet Klasa A u zhvilluan me rregulla të K-1.

“Ky është kampionati më i mirë i zhvilluar deri më tani. Kishte cilësi të lartë dhe meçe mjaft të forta” theksoi kryetari i FKBK – Fatmir Makolli.

Ndër ekipet më meritore të kësaj mbrëmje ishte ekipi nga Prishtina, Leo De Snoo e cila fitoi katër medalje të artë dhe dy të argjent. Meritat më të mëdha për këtë sukses i takojnë trainerit Gasper Kaçinari, ku fitues dolën Fisnik Krasniqi – Klasa C, -65 kg, Ridvan Vllasaliu – Klasa B, -75 kg, Elvis Gashi – Klasa B, -75 kg, Shaip Orllati – Klasa B, -70 kg dhe Yll Maliqi ku humbi në finale –Klasa A, -91 kg dhe Berat Makolli -72 kg. Pra klubi Leo De Snoo kishte gjashtë finalist ku redaksia jonë Kosovaboxing.org e zgjedh ekipin më të mirë në këtë kampionat.

Gjyqëtarë që referuan dhe vlerësuan ndeshjet ishin: Ylber Syla, Fatmir Sopi, Fidair Berisha, Burim Shala, Faton Xhakli dhe Burim Mjekiqi.

Artan Vërbica

21 thoughts on “Canolli mposht Maliqin në kampionatin individual të Kosovës në Kick-box

  1. LIDHUR ME EKIPIN MA TE MIR, KOSOVA E VUSHTRRIS KA DY HERE MA SHUM REZULTATE SE EKIPET TJERA, E KAM DIT QE MOTI SE NUK JENI REAL PO REALITETI ESHTE NDRYSHE, KOSOVA E VUSHTRRIS TASH QE NENTE (9) VITE EDHE ZYRTARISHT ESHTE MA E MIR DHE PO VAZHDON ME SUKSESE, TRAJNERI I KLUBIT “KOSOVA” E VUSHTRRIS I KA RRENJET SHUM LART DERI NE K-1, SE SHPEJTI EDHE ILIR CANOLLI DO TE PREZENTOHET NE K-1, DREJT RRUGES SE TAHIR MENXHIQIT- GJITHMON NE HIJEN E SHTETIT TE KOSOVES.

  2. Askush nuk i ka fshehur rezultatet e juaja, mirpo perfaqesuesit e Leo De Snoo paten nate te shkelqyeshme dhe ky eshte realiteti. Ky ka qene vetem nje koment sa i perket dites se kampionatit e jo per kampionatet e zhvilluara te pas luftes …

  3. Un jam nje njeri real dheLlutfi Menxhiqi me merrit eshte zgjedhur trajneri me i mire dhe me se shumti qe ka dhene per kikboksin e Kosoves

  4. Kosova i ka 5 sportistët me te mire: Yll Maliqi, Ilir Canolli, Shefqet Mjekiqi, Ilir Mengjiqi dhe njeriu qe e pati meqin debutues dhe me te mire Uran Neziraj

  5. Sa per informate, Elvis Gashi ka fitu vendin e pare ne Kategorine”A” -75kg , e jo ne “B” .

  6. Mund te ju them se ka qene nje kampionat me mir i organizuar se herave tjera. Ishte edhe mire qe kikbokseri me namen me te madhe boterore xhavit bajrami mbrojti tiullin e botes kunder ukrainasit dimirij bezus. mendoj se bajrami me performanse te madhe ju jep edhe kurajo me te madhe kikbokserave tjere kosovar. Ilir canolli eshe garues i mir pa dyshim, por ado te mjaftoj e shkoj ne k-1 nuk dihe, kur dihet se k-1 nuk eshte me ajo qe ishte.

  7. Artan, si lexues i rregullt i kesaj faqe ku interesohem me shume per lajme te bashkombasve tane ne bote se sa per padrejtesite ne vend, ju lus qe ne kete gjellen e hiles ne Kosove, ju si gazetar duheni te jeni neutral dhe ti publikoni faktet te plota dhe jo gjysmake dhe me sa me pak emocione e keso tituj pompoze, se hin ne gjynah edhe me vehten, sepse nuk mendoj se si sportdashes ki deshire qe te fitoj e kunderta e sportit dhe asaje qe quhet “FER”.
    Keso padrejtesi as ne Afganistan nuk ndodhin.
    Me vet faktin qe Vushtria i ka shti nxansat e vet ne gjyqsi e referim dhe shoket e tij te ngushte ishin si referues, dihet!

    Per fund deshta te them si percjelles i ktij kampionati, nese mendon se ka fitu Ilir Canolli diqka me lojen e flliqur dhe josportive qe e beri e ka shume gabim, ai sa here qe i erdh rasti ka krrylave krahet dhe godite pas koke Maliqin, qe eshte rreptesisht e ndalume me rregulla boterore dhe dy here goditje te qellimshme ne genitale, perderisa referi nuk beri as vrejtje,heqje te pikes apo diskualifikim qe ne cdo vend te botes fer-sporti kishte me ndodhe.

  8. Artan Verbica drejtuar Bujar Sadikut: Une jam njeri qe i pranoj kritikat dhe e qes kete lajm. Ndosha gaboj por une nuk po mendoj qe ja mbaj anen ndokujt ketu, mirpo ky eshte mendimi i juaj ..

  9. une them se iliri e ka deshuar vehten ne berlin ne spanje etj se eshte nje sportist i madh mirepo me se miri e deshmoi vehten ne luften kunder yll maliqit por me fol realitet iliri ka qene shume me imire edhe shum me i pergatitur keshtu qe une te urroi fat veq puno djalo se shum i mire je veq k1 po te pret me frike :D(Y)

  10. Shoq ai qe e ka felliqur lojen ne meqin Ilir dhe Yllit nuk osht e vertete se ka goditur 2 her ne gjenitale sepse egzistojne video inqizimet e une jom ai person qe e posedoi videoinqizimin qe dalin ne shesh po thjesht ka qene nje ngulfattje sepse goditja e gjurit te ilir canollit nuk i jep keksa shoq po goditje, pra nese te interesuar te shifni faktin une ua sjelli videon ok dhe mos u boni njerez te prisht sepse merita eshte merite pernje portist pa marre parasysh ciles treve apo cilit qytet i takon sepse te gjithe jemi kosovare dhe bashkekombas lus te gjithe ata njerez qe flasin per mendesh dhe inat qe te mos flasin pa fakte …. ju pershendes dhe them se ilir canolli duhet te ecen vetem perpara per ti arritur qellimet e veta atu ku e ne cak :D:D

  11. Adhurues te sportit ju njoftoi qe se shpejti do te del ne youtube meqi i ilirit dhe i yll maliqit dhe do te shifni se realitetin. BUJAR SADIKU do te hedhen poshte fjalët e tua te pabaza keshtu qe me mire te ia lojm kohes edhe fakteve videotike ju njoftoi ne kte web per video kalojani mire :D(Y)

  12. -Une them se Iliri e ka deshmu veten ne cdo meç qe ka pas , dhe eshte mirenjohes edhe Ylli per cilsit dhe kualitetin e tij, ku ne Berlin, Yll Maliqi ka humbur prej nje Zvicrranit, kurse Iliri ka pas 3 gishta te kames te thyer + ligamentet e dores se djathet te keputa dhe e ka sfidu 3-0 per Ilir canollin .

    -Kurse sa i perket meqit qe u zhvillu te shtunen Iliri ka qen shume me i pergaditur si fizikisht si teknikisht si psiqikisht, ka qene shume larg Yllit dhe ne kete mec u vertetua para publikut dhe shum kikbokserve njashtu edhe gazetar edhe juri e mos te harroim se edhe adhurus te Yllit se Iliri eshte shume hapa me larg se Ylli .

    -Deshta te i drejtohem Bujar Sadikut se nuk eshte e vertet qe Iliri ka goditur dy here ne organe gjinitale sepse kete mundem ta argumentoi me mire edhe permes fakteve . Do te bej qmos qe ta shti ket meq ne youtube dhe keni me vertetu kete realitet.

    -Kerkoi prej te gjithe atytre personav dhe sport dashasve qe mos te flasin pa argumente dhe me inat, sporti eshte sport , pa marr parasysh se cili sportist te ciles treve apo qytet i takon, ai qe eshte me i mire sfidon dhe ne fund te fundit ai qe eshte me meritor , te gjith jemi shqiptar dhe bashkombas mos harroni se sporti perfaqson kulturen tone shtetin tone te ri dhe kshtu qe mos u ndani po bashkonu.

  13. Ju lutemi te jeni te permabjtur dhe mos perdorni fjale fyese apo nenqmuese. Te gjithe kane drejt te kritikojne, te japin mendimet e tyre, mirpo fjale fyese nuk do te tolerohen ..

    Ju faleminderit nga Kryeredaktori Artan Verbica

  14. Shkelzen nese ti e ke videoincizimin e ketij meqi ndermjet Yllit dhe Ilirit atehere duhet qe une me ta dergu videoincizimin e para dy vjeteve kur Yll Maliqi jo qe vetem e fiton meqin por e dermon dhe i tregon qe per ne Kosove nuk ka ma te forte sa i perket ketij sporti. Zotri Shkelzen nese nuk e ke pa ate meq atehere ti nuk ke pa kurgjo sa i perket Yllit… Por ne fund te fundit te dy jane ne barazim 1 me 1 dhe do te zhvillohet nje meq ma von dhe do te shihet kush eshte ma i miri.. Edhe sa i perket klubeve te Kik Boxit pa dilem ka qene klubi Leo de Snoo ma i miri se vet medaljet e fituara nga ky klub te tregojn per vet ata njerez aty brenda.

  15. PERSHENDETJE TE GJITHEVE PO ME DUKET SE QENKA NJE DEBAT MJAFTE I NXEHTE NESE ME LEJOHET EDHE TE TE SHFAQ MENDIMIN TIM DO TUA FALENDEROJA :
    UNE PERSONALISHTE KOM QENE PREZENT NE MEQIN YLL DHE ILIR CANOLLI POR UNE SE PARI DO TUA THEM SE UNE TE DY KICKBOKSIERT I NJOF VETEM NGA ANA SPORTIVE DHE PER KTE ARSYE MENDOVA SE DO TE TE MUNDJA TE JAP NJE MENDIM SA ME REAL.

    KESAJ HERE ILIRI KA FITU LUFTEN NE REZULTAT TRE ME ZERO NE FAVOR TE ILIRIT SEPSE VERTETE KISHTE QENE SHUM ME I PERGATITUR POR NUK DO TE THOT DIQKA TRAGJIKE SEPSE KY OSHT SPORT EDHE OSHT DASHTE ME FITU AI QE KA QENE ME I PERGATITUR TEKNIKISHTE EDHE FIZIKISHT DHE PSIQIKISHT…

    DUA TE TI PERSHENDES TE GJITHE ATA QE KAN DHON NJE KONTRIBUT TE JASHTEZAKONSHEM PER KTE KAMPIONAT I FALENDEROI TE GJITHA KLUBET PER PJESEMARRJE E NJASHTU EDHE ORGANIZATORET DHE DHE MBI TE GJITHA SPORTISTET DHE TRINERET KALOJANI BUKUR

    ILIR CANOLLI VETEM PERPARA SE SHUM I MIRE JE PER KICKBOX

  16. Sa keq qe kta burra paskan harru se kush eshte YLL Maliqi, vetem nje gje du t’ju them, se meqin ndoshta e ka humb Ylli, por se ka fitu iliri, jam i bindur per ket. Jan disa gjera qe sdu ti permendi, por nje gje u pa qart se nuk ishte dita e tij.
    Sidoqoft, edhe pse Iliri eshte kategori me e rend nuk dot thot se Ylli s’mund ta mposht, sepse ket gje e ka ber nje here ..

  17. -Ju pershednes t’gjithve per mendimet e juaja , si do qe te jen korrekt jo korrekt ju falenderoi

  18. Cka te doni folni, veq nuk ka kik boxer më te mire se Ilir Canolli ne Kosove.
    Jo qe e kam djal te tezes, po o njeri qe e don punen e vet i perkushtohet edhe per kete ja ka arrit me u ba ma i miri, ju pershendes..

  19. PERSHENDETJE PER TE GJITH.

    UNE PERSONALISH MENDOJ SE FITORET E NJE SPORTISTI NUK MVAREN NGA AJO SE QFAR KAN QEN APO QFAR KAN BER PARA DISA DITESH APO VITESH PO PIKRISHT AJO QE E KAN DESHMU NE MEQIN E FUNDIT.
    MOS HARRONI OSE MERNI SHEMBULL NE MEQIN E
    URAN NEZIRAJT ME SHPETIM AHMETAJN
    EDHE PSE SHPETIMI KISHTE MJAFT PERGADITJE DHE KISHTE SHUM MEQE
    URANI SI DEBUTUES E MUNDI PA KURRFAR DYSHIMI.
    EDHE PSE URAN NEZIRAJ SI NJE DEBUTUES U TREGUA MJAFT I SHKATHT DHE SI NJE SPORTIS MJAFT I MIR E MERITOJ FITOREN EDHE PSE NUK ISHTE I PERGADITUR AS NE MINIMUM.
    POR SI DO QE TE JET NESE KY KIC-BOXIER I RI E MER SWERIOZISHT KET PUNEN E KICKBOXIT PA DYSHIM SE DO TE JET ME I MIRI,
    DHE UNE PO JU JAP NJE KSHILL PER TE GJITH NESE DESHIRONI TE ARRINI DIQKA NE KET SPORT SI NE KOSOV PO ASHTU EDHE JASHT VENDIT JEPNE MAXIMUMIN E JUAJ ATHER DO TE FITONI POR PA DYSHIM MOS RRINI NE TE NJEJTEN KATEGORI ME URAN NEZIRAJN .

    PERSHENDETJE PER TE GJITH JU….

  20. Nje nder kick boxeret me te mir e qe shum pak gjithmon e ka pas perkrahjen e federats t`Kosovs e qe skan dasht me e pas ni sportist tmir osht Shefqet Mjekiqi njeri nder kick boxerat qe ka mas shumti pervoj ne Kosove po ska kundershtar te cilsis tij

    ju pershendes te gjithve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.