RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Shpetim Shala me 16 Prill bokson në Pejë

1 min read

Shpetim Shala do të zhvilloj meçin e radhës me 14 Prill në qytetin e lindjës në Pejë. Shala 12-0 (4 KO) do të ketë sërish një meç në 6 raunde. Ai është duke u përgaditur për disa sfida më të mëdha për këtë vit, ku do të ketë një meç për titullin e Kosovës në kategorinë gjysmë të rënd. Kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar por ai ka disa opcione ku pret gjatë fundit të këtij muaji të përzgjedh kundërshtarin. Edhe pse acar i ftohtë dhe borë e madhe Shala stërvitjet kondicionale është duke i berë në Pejë.

“Kam filluar me përgaditjet dhe pres të përgaditem sa më mirë për meçin e radhës. Poashtu kundërshtarët jam duke i analizuar dhe shumë shpejt do të vendosim” thekson Shala për kosovaboxing.org.

Edhe kësaj radhe Shala do të jetë bashkorganizator me klubin e boksit Besa. Mbrëmja e fundit në Pejë krahas meçit interesant të Shpetimit, dha edhe disa ndeshja të bukura dhe interesante për publikun pejan. Kjo njarje do të ketë përkrahjen edhe të Federatës Profesioniste boksit të Kosovës.

Artan Vërbica
9 Shkurt 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.