RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Shpetim Shala kundër serbit Srdjan Mihajlovic për titullin Internacional të Austrisë me 30 Qershor

1 min read

Boksieri ynë perspektiv Shpetim Shala do të boksoj me 30 Qershor në Vienë të Austrisë kundër serbit Srdjan Mihajlovic për titullin internacional të Austrisë. Kjo do të jetë hera e dytë për boksierin tonë që dylufton për këtë titull, pasi ai me 2009 e kishte fituar për herë të parë duke triumfuar ndaj gjermanit Lars Buchholz në Prishtinë.

Shala tash e disa javë është duke u stërvitur në Austri, dhe do të kërkoj fitoren e 14-të në karrierë. Kundërshtari i tij Mihajlovic ka gjithësejë 8 meçe profesioniste, ku ka shënuar 5 fitore (4 KO) dhe 3 humbje. Poashtu sërbi Mihajlovic ka eksperiencë të madhe në boksin amator ku ka më shumë se 100 meçe.

“Gjithçka është duke shkuar sipas planit. Kam një kundërshtar të mirë me përvojë të madhe. Humbjet e tij janë të gjitha jashtë Sërbisë, dhe nuk ka humbur asnjë herë me KO. Adhuruesve të mij dhe gjithë shqiptarëve do t`ju sjell një fitore” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
7 qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.