RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Shkëlqen Zhuta në xhiron e parë në kampionat botëror

1 min read

Foto : Kosovaboxing.org

Baku, Azerbejxhan, 28 Shtator 2011 – Fatlum Zhuta ka shkëlqyer në meçin e parë të kampionatit botëror duke mposhtur grekun Ilias Sevidis me rezultat të thellë 25-14. Zhuta raundin e parë nuk e filloi edhe aq mirë duke e humbur me 9 me 5, edhe pse disa goditje nuk u numëruan në favor të Zhutës. Në raundin e dytë ishte krejtësisht ndryshe ku Zhuta tregon edhe më shumë insistimin e tij për fitore ku Sevidis u gjet në “Knock-Down”. Këtë raund Zhuta e fitoi përmbyll në rezultat 15-12. Edhe në raundin e tretë Zhuta shkëlqeu duke e dërmuar plotësisht Sevidis me 10-2 dhe fitoi me rezultat të përgjithshëm 25-14. “Kam qenë aktiv gjatë gjithë kohës. Në tre raundet tregova më shumë agresivitet. Sevidis ishte i dërmuar qysh në raundin e dytë, por ai u mbajt deri në fund” theksoi Zhuta për Kosovaboxing.org.

Kosovaboxing.org
28 Shtator 2011

3 thoughts on “Shkëlqen Zhuta në xhiron e parë në kampionat botëror

  1. urime e dhasht zoti qe ne gjiron tjeter dhe me mire e shpresoj se do te stolisesh me medalje vetem perpara.

  2. Urime per fitoren kunder grekut Fatlum shpresoj do te na gezosh edhe me fitore tjera ne ket kampionat botror

  3. e more Naser Haruni, sa i sinqerte je, ai ka “shkelqye” ne luften e pare, po u nxi si qymyri ne luften e dyte e pra shkelqeu si qymyri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.