RTK

RTKLive
18 Maj, 2024

Shfaqet filmi dokumentar mbi legjendën e boksit shqiptar Aziz Salihu

2 min read

Grand Hotel Prishtinë, 8 Shtator 2010 – Në ambientët e hotelit Grand në Prishtinë u shfaq filmi dokumentar kushtuar legjendës së boksit shqiptar, Aziz Salihut. Ky film dokumentar i metrazhit 58 minuta, me regji të Artan Muhaxherit u shfaq në prani të një numri të konsiderueshëm përfaqësuesish të mediave, ish-boksierve, boksierve, sportist të ndryshëm kulmor, etj. I pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë  dhe Sportit, Lutfi Haziri, pastaj kryetari i komitetit olimpik Besim Hasani, drejtori i departamentit të sportit, Ibër Alaj, kampioni i shumëfisht botëror në karate Enver Idrizi e shumë presonalitete tjera sportive, shoqërore e politike.

Në këtë film u prezantua kariera së Aziz Salihut nga fillimi e deri te kulmi i tij kur fitoi medaljen e bronzt në Los Angjelos të SHBA-ve.  I gjithë ky tregim nisi nga fshati i tij Banullë e pastaj nisja e karierës në klubin Liria të Shkupit, e pastaj vazhdimi në Kabllov të Svetozarevës e duke u kthyer në klubin më të famshëm, në K.B. Prishtina. Aty shfaqet edhe gjysmëfinalja në Los Angjelos dhe lufta me boksierin më të mirë të të gjitha kohrave të Amerikës, Tyrrel Biggs. Azizi fitoi medaljen e bronzt olimpike me 1984 në Los Angjelos dhe ishte boksieri i parë shqiptar në atë kohë që fitoi medalje në Lojrat Olimpike.

Filmi dokumentar i Aziz Salihut u shfaq drejtpërdrejt edhe në televizionin më të madh publik në Kosovë, RTK.

Foto : Kosova Boxing
Artan Vërbica
9 Shtator 2010

3 thoughts on “Shfaqet filmi dokumentar mbi legjendën e boksit shqiptar Aziz Salihu

  1. eshte nje shembull i mire qe eshte bere nje film i till por mendoj qe duhet te behen edhe filma te tjer,per boksier qe ka patur kosova e cila ka dominuar ne kete sport ne ish jugoslavi qe i kemi patur kundershtar te gjithe e jo vetem boksieret por edhe politiken e shetit te atehershem.
    duhet qe njerezit qe e udhheqin sportin kosovar te ju kushtojn me shume asave te me hershem,si ky qe i eshte bere filmi Azizit,Mehmet Bogujevcit,Sami Buzollit,Bajram Hashanit,Fatmir Makollit Xhevdet Pecit e ka edhe sportist te tjere qe na kan lakmi shume vende per keta sportist qe kemi patur,dhe mendoj qe ne te ardhmen te kemi edhe filma te tjere dokumentar kushtuar sporteisteve qe kan patur rezultate kulminante.
    e shpresojm se edhe ne te ardhmen te kemi sportist te till.

    me respekt juve si redaksi e posaqerisht artanin qe me te vertet po i kushton boksit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.