RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Sherifi i gatshëm të dëshmohet në ringun amerikan

1 min read

sevdail sherifi Sevdail Sherifi po numëron ditët e përballjes së tij në Madison Square Garden. Ai do të zhvillon duelin e tij kundër amerikanit Joshua Harris këtë fundjavë. Ky duel do të jetë parameç i anglezit Tyson Fury dhe amerikanit Steve Cunnigham, përballje e cila do të jetë e vlefshme për IBF eliminator. Fituesi i tyre do të ndeshet me kampionin në fuqi Wladimir Klitschko, I cili me 4 maj do të mbrojë titullin vullnetarisht kundër Francesco Pianeta.

 “Jam i përgatitur maksimalisht për këtë duel. Nuk besoj se do të kam ndonjë problem.Poashtu psiqikisht jam i qetë para kësaj përballje.

 Sherifit këtë meç ia ka mundësuar promoteri shqiptar që vepron në Amerikë, Toni Dovolani.

Sherifi deri më tani ka zhvilluar gjithsejt 12 meçe profesioniste ku ka bilanc prej 9 fitore (8 KO), 1 humbje dhe 2 barazime. Ndërsa Joshua ka zhvilluar 15 meçe profesioniste me bilanc prej 8 fitore (6 KO), 6 humbje dhe 1 barazim.

Kosovaboxing.org
16 Prill 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.