Haxhi Krasniqi arrinë në Londër
1 min readLondër, 16 Prill 2013 – Haxhi Krasniqi ka arritur në Londër në pragë të meçit për titull të botës e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në kryeqytetin britanik. I gjithë kampi i Krasniqit kanë vizituar tempullin Wembly Arena ku boksieri ynë do të kryqëzoj dorëzat të shtunën.
Ekipit Krasniqi i printe trajneri Dirk Dzemski, ndërsa për t`iu gjetur pranë ka udhëtuar edhe fotoreporteri ynë i njohur Eroll Popova, i cili për adhuruesit tonë na sjell disa pamje ekskluzive.
“Atmosfera te të gjithë është mjaft e mirë. Kemi vendosur që të jemi në Londër disa ditë më pare për tu përshtatur me klimatizimin. Krasniqi është i qetë, i fokusuar dhe i vendosur për qëllimin e tij. Gjithçka është si duhur për momentin” theksoi Popova për Kosova Boxing.
Popova gjatë gjithë javës deri sat ë zhvillohet meçi do të qëndroj në Londër dhe do të na informojë për të rejat dhe zhvillimet që do të ndodhin atje.
Kosova Boxing
16 Prill 2013