RTK

RTKLive
17 Maj, 2024

Sherifi fiton me TKO 2

1 min read

Villars-sur-Glane, Zvicër, 29 Shtator 2012 – Sevdail Sherifi është rikthyer në mënyrën më të mirë. Ai mbrëmë mposhti kundërshtarin nga Hungari Tamas Bajzath. Kjo ishte humbja e parë për hungarezin pas 6 meçeve profesioniste. Ndërsa për boksierin tonë kjo ishte fitorja e 9-të (8 KO).

Sherifi që në raund të parë tregoi se nuk e ka harruar zanatin duke demonstruar cilësi dhe goditje të sakata në raund të parë. Në raundin e dytë Sherifi luftën e pabarabartë e kreu duke hedhur tre herë në dysheme hungarezin Bajzath.

“Jam i gëzuar për triumfin. Shpresoj të paraqitem edhe disa herë këtë vit për të kompenzuar nëntë muajt që kam qenë larg boksit pasi isha në shërbim ushtarak” theksoi Sherifi për kosovaboxing.org.

Kosovaboxing.org
30 Shtator 2012

1 thought on “Sherifi fiton me TKO 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.