Exclusive: Intervistë me Naim Terbunjen
3 min read
Prishtinë, 1 Tetor 2012 – Boksieri ynë Naim Terbunja ka zbarkuar dje në kryeqytet për të zhvilluar meçin e radhës para bashkëqytetareve të vetë në Kosovë. Terbunja ka ardhur me synimin e qartë, që të shënoj fitore dhe të dhuroj spektaklël publikut kosovarë. Ai fletë enkas për Kosova Boxing për meçin që e pret me 6 Tetor kundër polakut Bartlomiej Grafka.
Kosova Boxing: Naim sërish ke zgjedhur Kosovën si fushëbetejë të radhës. Si kanë shkuar përgatitjet për këtë duel?
Naim Terbunja: Përgatitjet i kam kryer me planprogramë ku kësaj radhe i kam kushtuar ushtrimeve taktike të forcës dhe kondicionale. Stërvitjet si kam ndërprerë që nga muaji Shkurt ku nga ajo kohë shënova tre fitore të një pas njëshme.
Kosova Boxing: Kundërshtari i juaj i radhës Bartlomiej Grafka ka gjithsejt 7 duele, 6 fitore dhe një humbje. Sa jeni i informuar për te?
Naim Terbunja: E kam shiquar disa duele të tij dhe e kemi pasur bashkë me Artan Vërbicën i cili është “matchmaker” i kësaj mbrëmje si opsion të parë, dhe kjo falë angazhimit të përbashkët u realizua me suksesë. Ai është tipë boksieri luftarak i cili kërkon luftë dhe është guximtar i madhë, i cili është atraktiv. Kjo do të bëjë luftë të pakomprimis në Prishtinë ku adhuruesit do të kanë së çka të shohin.
Kosova Boxing: A mendoni që përballja do të përfundoj para kohe apo do të shkoj në 6 raunde?
Naim Terbunja: Deri më sot të gjitha fitoret në boksin profesionist i kam shënuar me pikë. Kam tentuar që tre duelet ti përfundoj para kohe por nuk ia kam arritur. Kam mësuar shumë nga këto përballje dhe synimi im nuk do të jetë të fitoj para kohe, por nëse më ipet rasti do të shfrytëzoj që t`a përfundoj sa më parë.
Kosova Boxing: Tre duelet e para i keni zhvilluar në 4 raunde, ndërsa ky do të jetë në 6 raunde.
Naim Terbunja: Kjo është dëshira ime që të zhvillojë në 6 raunde. Por kënaqësia ime më e madhe është që po boksoj në vendlindjen time në Prishtinë.
Kosova Boxing: Sa jeni të kënaqur me mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe të sponzorëve.
Naim Tërbunja: I falenderoj Ministrinë për Rini, Kulturë dhe Sport në krye me ministrin zt. Memli Krasniqin. Pastaj Ministrin e Punëve të Brendshme zt. Bajram Rexhepi i cili gjatë gjithë karrierës sime ka qenë fans i imi dhe më ka mbështetë vazhdimisht. Falenderoj Hotelin Silver në Prishtinë me pronar Astrit Pacolli për sponozorim. Kompaninë Demolli Textil dhe të gjithë ata që deri më tani më kanë përkrahur. Dhe një falenderim për Federatën e boksit Profesionistë të Kosovës për përkrahje dhe mundësisë për të boksuar në Kosovë.
Intervista u zhvillua në hotelin luksoz “Hotel Silver” në Prishtinë, nga Artan Vërbica.



