RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Sherifi dhe Shala triumfojnë në kryeqytet

3 min read

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 25 Mars 2011 – Sevdail Sherifi dhe Shpëtim Shala kanë triumfuar në përballjet e tyre në kryeqytetin e Kosovës. Turneu i dytë “NATO Thank You” filloi me një minutë heshtje për nder të viktimave të sunamit, në Japoni. Pankarta ishte shkrruar në gjuhë shqipe, anglishtë dhe japonisht, me të cilën thuhej, “Jemi me ju Japoni”. Sherifi dhe Shala kanë shkëlqyer në përballjet e tyre. Sherifi 5-1-1 (5 KO) arriti që duelin t`a përfundoj para kohe në raund të katërt me “Knock-Out” teknik. Dueli ishte mjaft interesant ku raundi i parë ishte i takoi boshnjakut Behlulovic, ku pas një pakujdesie Sherifi mori një goditje ku u gjend në dysheme, por ishte disi sikur rëshqitje, dhe u zgjua shpejt. Edhe raundi i dytë kishte qastet e veta, ku ishte i përafërt. Raundi i tretë ishte përcaktues ku Sherifi ndrroi konceptin e duelit dhe së pari me një goditje në pleksus “Body Shot” e la pa frymë dhe gjyqëtari në ring Jozo Gabriç i numëroi. Pas kësaj Sherifi nuk ndalet ku me një kombinim të bukur me disa goditje, ku me një “uppercat” e hedhi sërish në dysheme. Raundi i katërt filloi mirë për Behlulovic, ku sërish shfaqet i rrëzikshëm me disa goditje të herë pas hershme, por Sherifi sërish e zenë në një kënd dhe sërish i jap një gjuajtje të fortë me dorën e majtë në pleksus, dhe ky ishte fundi për Behlulovic. Kjo fitore e gëzoi pa mas Sherifin, i cili iu gëzua fitores në Kosovë.

Shpëtim Shala 10-0 (3 KO) ka fituar edhe përballjen e dytë ndaj kroatit Nikola Matiç 2-11 (1 KO). Dueli ishte mjaft interesant sikurse herën e parë në Pejë. Shala dhe Matiç që nga fillimi treguan se janë të përqëndruar për fitore. Shala kërkonte fitoren e dytë ndaj Matiç, ndërsa kroati kërkonte t`i revenshohet boksierit tonë. Kjo u pa edhe në raundin e parë dhe të dytë ku meçi ishte mjaft i barabartë ndonëse Shala kishte një përparsi minimale. Në raundin e tretë Shala e dëmtoi Matiçin me një goditje direk në syrin e majtë gjë që më pastaj kroati e kishte të vështirë vazhdimin e duelit me tempo të njejtë. Në raundin e katërt gjyqëtari në ring Ajet Rreci kërkoi ndihmën e doktorit, Rushit Jakupi, për të kontrolluar syrin e Matiçit i cili ishte mjaft i dëmtuar, por Matiç dëshiroi të vazhdoj. Shala nga ruandi në raund ishte më i mirë dhe këtë e tregoi mjaft mirë në këtë përballje. Në pauzën e raundit të pestë dhe gjashtë sërish shfaqet doktori ku sërish e sygjeron Matiçin të mos rrezikoj, por ai ishte i vendosur të përballet deri në fund, duke sjellur mjaft shumë emocione tek shikuesit dhe të gjithë dashamirësit e boksit. Matiç tregoi që ka zemër luani, por kjo nuk i ndihmoi asgjë pasi që Shala tregoi më shumë vlera dhe doli fitues me meritë në këtë duel, ku gjyqëtarët i dhanë fitoren me vendim unanim.

Para këtyre dy përballjeve profesioniste u zhvilluan edhe dy përballje amatore, ku reprezatuesi i Maqedonisë, Fatlum Zhuta fitoi ndaj reprezentuesit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kenan Penjiç me ndërprerje në raund të tretë. Poashtu kosovari Bujar Sejdiu shënoi fitore ndaj reprezentuesit tjetër të Bosnjë Hercegovinës, Jasmin Glogic me ndërprerje në raund të dytë.

Merita të mëdha për këtë turne pat legjenda e boksit tonë, Aziz Salihu i cili ishte promoter i gjithë kësaj ngjarje. Turneu i dytë ë “NATO Thank You” do të jetë tradicional dhe do të ketë rritje në çdo vit, synon Aziz Salihu. Redaksia Kosovaboxing.org do t`ju sjell një foto-galeri nga ky turne i boksit në ditët në vazhdim.

Foto : Shpend Ahmeti

Artan Vërbica
26 Mars 2011

3 thoughts on “Sherifi dhe Shala triumfojnë në kryeqytet

  1. Zotri Artan kush eshte fituesi i turnirit NATO Thank You, mos u perqendro vet ne boksierat profi po edhe ne amator se ata jane shpresa e profit, kisha dasht pak me shum infomacione prej jush kuptoet si gazetar i ksaj faqeje ju flm.

  2. Ne turneun “NATO Thank You” të gjithë janë fitues, sepse organizimi dhe kualiteti kane qene ne nivel te larte. Keni te drejt sa i perket boksit amator sepse ata jane perspetiva jone. Pa dyshim Fatlum Zhuta ka qene boksieri me i mire amator, por ndodh qe edhe ne ndonje here te mos e cekim kete. Te gjithe kane pasur mundesi me pa dhe me vleresu duelet amatore dhe profesioniste.

  3. Aotri Artan ne arenat luftarake ka fitore dhe disfat ose te barabart. keshtu qe te gjith fitues smund te dalin, kshtu jan rregullat ne te gjith sportet. Artan jam optimist per organizimin dhe shfrytzoj rastin ta pershendes aziz saliun dhe i deshiroj pun te mbar me tutje.Nuk kam pas veretje ne organizimin e mbremjes dhe as me bokserat profesional un kam respekt per te gjith,por ju si gazetar duet ta kuptoni rendesin tuaj per sportistet e rinj se kam fjalen vec per zhuten por per te gjith e mas shumti per boksiert e KB CAIR ata jan te rinj un si njo por disa fjal te publikuara mund te ju rrit moralin atyre qe te punojn edhe me shum ne te ardhmen.ju falemderit artan besoj se me kupton ju uroj pun te mbar me tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.