RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Shemsi Beqiri synon titullin K-1 Max këtë vit ?

2 min read

Shemsi Beqiri ditë më parë ka pranuar ofertën për të boksuar në finalen e K-1 MAX. Beqiri i cili tregoi luftë të denjë kundër nënkampionit botëror në K-1 MAX, Yoshihiro Sato, bindi japonezët që të jetë pjesë e programit të finalës së këtij viti. Ai tregoi luftë të denjë kundër Satos, por në fund fitorja e tij iu mohua padrejtësisht. Aktualisht Beqiri konsiderohet kick-boxieri më perspektiv shqiptar dhe sukseset e tij në të ardhmen do të shtohen.

Redaksia Kosova Boxing paraqet edhe biografinë e kick-boxierit tonë :

Shemsi Beqiri u lind në Viti me 3 Maj 1986. Ai ishte vetëm pesë vjeçar kur emigroi me familje në Zvicër. Me kick-box filloi të mirret nga mosha 16-vjeçare. Beqiri jeton dhe vepron në Bazel të Zvicrës. Deri më tani ka zhviluar 74 duele profesioniste, ku ka shënuar 67 fitore (31 KO) dhe 7 humbje. Karieren e filloi me 2001 kurse sukseset e tij filluan në vitin 2004 kur fitoi titullin e kampionit të Zvicrës në kick-box dhe thai-box në dy versione, SKBV dhe WPKC dhe njëkohësisht fiton edhe titullin e kampionit evropian në kategorinë deri  -63.5 kg, në diciplinën e kick-boxit. Në vitin 2005 nënkampion evropian në kategorinë deri 65 kg.  Në vitin 2007 dhe 2008 fiton titullin e kampionit evropian në versionin WFC.  Po në vitin 2008 fiton titullin e kampionit botëror në versionin WKA  në kategorinë deri 67 kg, në kick-box. Sukseset nuk kishin të ndalur për të ku me 2009 fiton edhe breza tjerë botëror, atë WFC dhe WFCA në thai-box, në kategorinë deri -72.5 kg. Në vitin që lam pas fitoi edhe titullin e kampionit botëror në versionin WKA në kategorinë deri -72.5 kg. Pas sukseseve të shumta, Beqiri sfidon vetën edhe në versionin më të çmuar, në K-1, ku luftoi kundër nënkampionit botëror në K-1, Yoshihiro Sato. Beqirit iu bë padrejtësi ku ju kontestu fitorja, por ai la gjurmë në Japoni duke treguar se ka të ardhme të ndritshme në K-1 Max. Ditë më parë Beqiri ka hapur një shkollë për sportet luftarake në qytetin e tij ku jeton në Basel. Krahas përgaditjeve të tij për meçe në arena të ndryshme, ai do të punoj si instruktor në shkollën e tij.

Artan Vërbica
4 Maj 2011

5 thoughts on “Shemsi Beqiri synon titullin K-1 Max këtë vit ?

  1. super djalo ti duhesh me marr masi qe je i vetmi prej neve qe je fut mrena me arrimet e tua.

    te pershendes dhe shum shum suksese edhe per veten edhe per
    neve kosovart e shqiptart

  2. Sir Shemsi Beqiri is doing his job in Thai-kick boxing like Sir Muhammad Ali has done his job in boxing before. Sir Shemsi Beqiri is and will stay a legend of thai-kick boxing forever. For me Sir Shemsi Beqiri is the second Muhammad Ali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.