RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Shefat Isufi triumfon ndaj boshnjakut Markiq

1 min read

shefat isufiLuebbecke, Gjermani – 23 mars – Shefat Isufi të shtunën mbrëma ka shënuar fitoren e dhjetë në boksin profesionist. Isufi, që boksoi në kategorinë gjysmë të rëndë, në Luebbecke të Gjermanisë, triumfoi me nokaut teknik në raundin e katërt përballë boksierit boshnjak Emil Markiq. Për Isufin ishte fitorja e gjashtë me ndërprerje nga gjithsejt dhjetë, ndërsa ka edhe dy barazime. Meçi mes Isufit 23-vje[ar, që është nga Bujanovci, dhe Markiqit 29-vjeçar ishte paraparë të mbahej në gjashtë raunde. Për Markiqin ishte humbja e parë në boksin profesionist, karshi tetë fitoreve sa ka (6 KO). Pritet që një rimeç mes Isufit dhe Markiqit të mbahet në Bosnjë e Hercegovinë, më 1 qershor.

Shpend Ahmeti
24 Mars 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.