RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shala pranë sfidës jetësore

2 min read

Shala vs. BoeselShpetim Shala me besimin më të madh ka pranuar sfidën kundër njërit ndër boksierët më perspektiv në Gjermani dhe në Evropë, Dominic Boesel. Ai ka pranuar sfidën me gjermanin Boesel, për të vetmin qëllim duke kërkuar fitoren këtë të shtunë në Magdeburg.

Boesel, kampion aktual i brezit WBO-Intercontinental dhe i renditur i 5-ti në WBO, nuk do ta ketë të lehtë sfidën me boksierin tonë. Edhe pse me një bilanc të 100%, në 17 meçet e tij të deritashme me rekord 17-0 (6 KO), Boesel do të ketë punë të vështirë në përballje me boksierin tonë. Boesel deri më tani ka fituar disa boksier cilësor si kubanezin Miguel Velozo, Mirco Ricci, etj.

Shala këtyre viteve ka treguar shkathësi dhe ka ndërtuar një karrierë të sukseshme të profesionistit. Ai ka treguar performancë dhe arritje deri të maja botërore, ku Shala renditet i 55-ti nga enti për statistiak i boksierëve, BOXREC.COM, ndërsa Boesel i 53-ti. Sikurse Boesel edhe Shala është i pamposhtur ku Shala në 20 meçe të boksit profesionist, numëron 19 fitore (8 KO) dhe një barazim. Poashtu edhe Shala ka arritur ti fitoj disa tituj të çmuar si WBF Intercontinental. Duhet shtuar edhe disa fitore të mëdha ndaj disa boksier cilësor si Mounir Toumi, Tomas Adamek, Josip Jalusiq, etj. Pra, dulei Boesel dhe Shala do të jetë i hapur dhe shumë interesant.

Të dy boksierët këtë javë janë prezantuar si në konferencë për gazetar, poashtu para mediave gjermane dhe duke edhe u ballafaquer herë pas herë edhe me fjalë. Lufta e tyre ka filluar qysh të martën por do të përfundoj të shtunën, ku aty do të dihet se kush është më i miri. Për Shalën ky do të jetë meçi më i rëndësishëm në karrierën e tij.

Nesër do t`ju sjellim edhe fotot nga matja zyrtare ku fotot ekskluzive do të na sjell fotoreporteri ynë i njohur, Eroll Popova.

Artan Vërbica
5 mars 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.