RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Cullhaj, Povataj, Bylykbashi dhe Dorzi triumfojnë në Nurnberg

2 min read

Armand Cullhaj Nurnberg, Gjermani, 28 shkurt 2015 – Katër protagonistët tanë shqiptarë, Armand Cullhaj, Freskim Povataj, Granit Bylykbashi dhe Alban Dorzi kanë triumfuar në mënyrë madhështore në Nurnberg.

Krahas katër shqiptarëve tanë, fitues dolën edhe dy boksierët e “K-1 Fight Club”, Nuhu Lawal dhe Davide Doria.

12131415161718Armand Cullhaj, arriti fitoren e 17-të në karrierë kundër letonezit Martins Kukullis, 10-44 (7 KO). Cullhaj tregoi performancë të shkëlqyeshme duke treguar një stil të bukur duke sjellur kombinime me goditje të bukura. Grushtet e tij, Kukullis nuk arriti ti duroj më shumë se dy raunde, ku Cullhaj që në fund të raundit të parë arriti ta gjuaj në dysheme, por që e shpëtoj gongu. Në raundin e dytë vazhdoi rritmin e tij, duke e hedhur edhe dy herë në dysheme, duke e detyruar trajnerin e Kukullisit ta gjuaj rizën, në shenjë dorëzimi.

Freskim Povataj, përballë kishte çekun Lukas Skirca të cilin arriti ta mposht në raund të parë me KO. Povataj edhe një herë tregoi se ka potencial për të shkuar para. Është ky vetëm meçi i katërt në boksin profesionist, ku Povataj ka rekord prej 3 fitore (3 KO) dhe një barazimi. Për Skirca kjo ishte humbja e katërt në pesë duelet e tij.

Edhe një talent tjetër u paraqitë në Nurnberg. Ai ishte Granit Bylykbashi, i cili tregoi vlera të mëdha të boksit modern. Bylukbashi përball pati gjermanin Juri Zizer të cilin arriti ta mposht me vendim unanim pas katër raundeve. Bylykbashi kontrolloi meçin ku shkëlqeu në raundin e parë, dy dhe të katërt, ndërsa që i treti ishte si i barabartë. Me këtë fitore Bylykbashi ngriti rekordin e tij në 4-0 (2 KO). Ndërsa Zizer pësoi humbjen e nëntë në karrierë karshi tre fitoreve.

Shqiptari i katërt, Alban Dorzi e fitoi titullin e kampionit evropian të versionit ISKA në B-Klasse. Dorzi përball pati kundërshtarin nga Qipro, Cihan Selcuk. Pas pesë raundeve të forta Dorzi arriti të dal fitues me vendim unanim, dhe ishte fitore me plot meritë. Meritë për këtë triumf i takon edhe trajnerit të tij, Mehdi Pestisha.

Dy duelet kryesore ishin ato të Davide Doria dhe Nuhu Lawal. Doria 12-0 (4 KO) mposhti gjeorgjianin Giorgi Ungiadze 29-23-0 (16 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve. Poashtu Nuhu Lawal 18-0 (12 KO), mposhti gjeorgjianin Gary Abajyan 26-20-1 (10 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve.

Ky event u organizua nga promoteri shqiptar, Franc Ndue dhe menaxheri Astrit Ademaj. Duhet theksuar se te dytë janë duke bërë një punë të madhe duke mbledhur disa nga boksierët më perspektiv shqiptarë dhe njëkohësisht kanë në petkun e tyre dy boksierët me cilësi të lartë, Nuhu Lawal dhe Davide Doria.

Foto: Kosova Boxing

Përgatiti: Artan Vërbica / 2 mars 2015

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.