Shala, Nimani dhe Canolli triumfojnë në Pejë
4 min readTë dielen në Pejë me 22 prill u mbajt turneu memorial “Gani Muhaxheri”, ku pati mjaft boks cilësor. U zhvilluan tre meçe në boksin profesionist dhe tetë duele në atë olimpik. Të pranishëm ishin afër 2000 shikues ku i dhanë atmosferë të madhe kësaj mbrëmje.
Boksieri nga Peja, Shpetim Shala, i cili ishte protagonisti kryesor i kësaj mbrëmje, mposhti me TKO që në raundin e parë hungarezin Gabor Varadi. Edhe pse ne fillim te meçit mysafiri u mundua të tregohet mjaft i ashpër, atij i doli e kundërta sepse nuk mundi të ju perballojë aspak grushtimeve te Shalës, që e la për disa qaste të përulur në dysheme edhe pse beri perpjekje qe te rikthehej nga perulja e parë. Ai serish mori disa goditje të forta dhe në herën e dytë, pasi që u përulë siduket ishte e qart per boksierin nga hungaria se gjithqka kishte perfunduar dhe ndodhi dorzimi i Varadit, dhe me këtë rast Shpetim Shala iu gëzua fitores së tij të radhës.
Besar Nimani mposhti lehtë kundërshtarin e tij nga kroacia Zoran Cvek. Edhe pse meçi ishte paraparë të mbahej në gjashtë raunde, kjo përfundoj qysh në raundin e tretë, pasi që kroati pesë herë u përulë në dysheme para Nimanit, pasi që smundte të ju përballonte goditjeve të forta të Nimanit. Që në fillim në raundin e parë mitrovicasi filloi mirë, ku në raundin e parë shkëmbeu disa goditje me kundërshtarin të cilit i tregoi se sa është i përgatitur, dhe që në raundin e parë i dha “knock-down” mysafirit pas një goditje të fortë në pleksus. Keshtu vazhdoj edhe në raundin e dytë ku po ashtu serish sërish me një goditje me të majtë në kokë ra në dysheme Cvek. Në raundin e tretë Besar Nimani, tregoi talentin e tij të arritur në boksin profesionist që ka fituar në Gjermani dhe arriti që të plandos tre herë radhazi kroatin Cvek, dhe trejneri i tij pasi që e pa se gjithqka kishte përfunduar hodhi rizën në shenjë të dorëzimit të meçit. Pas perfundimit te meçit Besari i emocionuar pas fitores tha: “Jam i lumtur që kam arritur të fitoj në vendin tim. Falenderoj shikuesit për atmosferën që kanë krijuar në sall, falenderoj edhe fedetraten e boksit profesionist të Kosovës, njëherit edhe agjensionin informative Kosova Boxing, për mikpritje dhe organizim, e në veçanti Artan Vërbicen, Avdush Cakajn dhe Shpend Ahmetin”, ka then Nimani per kosovaboxing.org .
Ilir Canolli, edhe pse përball pati një kundërhstar shumë te fortë, Florians Strupitz nga Latvia, e mposhti me sukses. Përballja në mes të këtyre dy rivalve solli qaste shumë të bukura dhe emocionuese edhe për publikun e shumtë që ishin të pranishëm në sallë, të cilët po thuajse gjatë katër raundeve që u zhvilluan qëndruan në këmb duke i dhënë edhe mbështetje morale Canollit. Raundi i parë ishte në favor të Ilir Canollit, i cili filloi furishëm të godas kundershtarin, i cili e kuptoj se ka të bejë me një boksier shumë cilësor edhe pse edhe ky i fundit ishte me permasa të tilla, ne raundin e dytë Canolli hasi në një rezistencë bukur të fortë me Strupitzin, por qe ia doli të jetë më i mirë për disa sekuenca. Raundi i tretë poashtu filloj dhe perfundoj me shkembim te goditjeve të fuqishme ndërmjet dy kundërshtarve dhe pothuajse ishte i barazpeshuar ky raund, por ishte raundi i katert kur Ilir Canolli, i dhuroi disa goditje të njëpasnjëshme Strupitzit, te cilin e dërmoj, dhe fitoi bindshëm.
Në boksin amator trofeu “Gani Muhaxheri” i takoi boksierit Aben Nela nga Peja
Edhe në boksin amator pati përballje të forta në mes të rivalve, ku u dalluan sidomos luftrat në mes te Egzon Muqollit nga K.B. Besa dhe Aleksander Rama nga Shqiperia, ku per një nuancë u dallua boksieri mysafir nga Shqiperia. Poashtu edhe boksieri pejan Arben Nela, edhe pse i ri, detyroj kundershtarin që në rundin e parë t`a ndërprej meçin. Meç i fortë u zhvillua edhe në mes të Arjan Dreshajt nga Besa dhe Tem Ademi nga Gollaku, ku me merit fitues doli boksieri kryeqytetas,
Juria, në përberje të Latif Demollit, Fatmir Makollit dhe Zijadin Rama, shpallen dhe fituesin e kupës së turneut memorial “Gani Muhaxheri” boksierin më të mirë nga klubi Besa Aben Nela nga Peja.
ÇIFTET:
48kg – Endrit Kelmendi (K.B. Besa) – Ylber Salihu (K.B. Gollaku) – Barazim
60kg – Dielli Vranoci (K.B.Besa) – Ilir Halimi (K.B Gollaku) – 0:2
64kg – Arben Nela (K.B.Besa) – Rrahim Sinani (K.B. Prishtina) – 2:0
69kg – Arijan Dreshaj (K.B. Besa) – Tem Ademi (K.B. Gollaku) – 0:2
81kg – Endrit Gashi (K.B.Besa) – Krijon Shehaj (K.B.Gjakova 137) – 0:2
81kg – Egzon Muqolli (K.B. Besa) -Aleksander Rama (K.B.Tirana) – 0:2
91 kg – Valdrin Bajraktari (K.B. Besa)– Mendim Xhoxhaj (K.B.Prizreni) -2:0
91kg – Flamur Elezaj (K. B. Peja) – Besart Preniqi (K. B. Prishtina) – diskualifikim i dyanshë,
Delegat : Latif Demolli
Gjyqtarë : Rrustem Konjuhi, Agim Shala, Rasim Rrustemi, Agim Tahiraj dhe Safet Syla.
Përgatiti dhe fotografoj :
Avdush Cakaj