RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Shala i gatshëm për përballjen e radhës

1 min read

Boksieri ynë nga Peja, Shpetim Shala, është duke zhvilluar fazën e fundit të përgaditjeve në vendlindjen e tij në Pejë. Shala 12-0 (4 KO) do të ketë për kundërshtar boksierin nga Hungaria, Gabor Varadi i cili ka 4 meçe profesioniste, 3 fitore dhe 1 humbje. Shala do të ketë meçin kryesor të kësaj mbrëmje e cila do të mbahet me 22 Prill. Meçi ishte paraparë të zhvillohej për 21 Prill, por është shtyer për një ditë më vonë për shkaqe të termineve që do të zhvillohen në qytetin e Pejës.

“Jam në fazën e fundit të përgaditjeve. Për sparring partner kam pasur boksierët Egzon Muçollin dhe Ilir Canollin. Jam në formë të mirë, ndërsa publikut tim do ti shfaqi një meç të bukur, ku pretendoj fitoren e 13-të” theksoi Shala për Kosovaboxing.org.

Në parameç të Shalës, pritet të boksojnë edhe dy boksierët tanë perspektiv, Besar Nimani dhe Ilir Canolli. Në ditët e ardhshme do t`ju japim edhe emërat e kundërshtarëve të Nimanit dhe Canollit. Poashtu në këtë mbrëmje do të ketë edhe ndeshje të boksit amator, ku do të mbahet për herë të parë memoriali për ish-boksierin, të ndjerin Gani Muhaxherin.

Foto : Avdush Cakaj

Artan Vërbica
12 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.