RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Orial Kolaj kundër Dario Cichello me 1 Qershor për EU dhe EBU titull

2 min read

Boksieri ynë nga Lezha, Orial Kolaj i cili muajin e kalur fitoi titullin e Italisë në kategorinë gjysmë të rënd, kundër italianit Danilo D`Agata, tani do të sfidon një titull tjetër, atë të Bashkimit Evropian EU dhe të versionit më të madh në Evropë, EBU. Kundërshtar i Kolaj do të jetë sërish një italian, bëhet fjalë për Dario Cichello. Titulli EBU është vakant, mirëpo versioni më i lartë evropian që kishte reputacionin më të madh në boksin botëror, sot duket shumë joserioz. Ne i gëzohemi që boksieri ynë do të ketë rastin të boksoj për këtë titull prestigjioz, por vlera e tij duket shumë e ulët dhe e pavlerë për momentin. E themi këtë pasi Kolaj radhitet i 18-ti në EBU, ndërsa Cichello i 19-ti, nga ranglista e fundit që është shpallur në muajin Shkurt, ndërsa për muajin Mars dhe Prill, EBU akoma nuk ka publikuar ranglistën e re. Gjithësesi dihet që Kolaj duhej të ngjitet në ranglistë pas triumfit të titullit të kampionit të Italisë, por Cichello nuk ka zhvilluar asnjë meç në vitin 2012 dhe si ka mundësi të marr këtë rast. Për të dyluftuar për një titull do të duhej të boksojnë i 1-i dhe i 2-ti, por boksierët e rankuar Nr 1, Karo Murat dhe Nr 2, Zsolt Erdei, janë jashtë rastit. Ne e kuptojmë që ndoshta këta dy nuk janë të interesuar për të sfiduar titullin EBU, por ndoshta do të duhej që ky rast të analizohet më mirë, kur kihet parasysh se versioni EBU është më i vlerësuari në kontinentin tonë.

Kosova Boxing i dëshiron suksese Kolaj, dhe shpresojmë në triumfin e këtij titulli, jo të vlerësuar siç ishte më parë. Edhe versionet tjerë kanë filluar të kenë të njëjtin trajtim dhe janë berë pak të rëndësishëm. Boksi ka filluar të shëndrohet për nga vlerësimi sikur kick-boxi. Çdo version po i jap drejtë çdo boksieri të boksoj për tituj pa ndonjë kusht.

Artan Vërbica
10 Prill 2012

2 thoughts on “Orial Kolaj kundër Dario Cichello me 1 Qershor për EU dhe EBU titull

  1. Versioni EBU-EU nuk esht versioni kryesor i EBU European (titull te cilin e kishte Luan Krasniqi) por nje verzion me i vogel, ne versionin kryesor te EBU ne peshen gjysem te rend eshte kampion Eduard Gutknecht titulli nuk eshte vacant!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.