RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Shala i bashkohet klubit më të madh austriak “Boxteam Vienna”

1 min read

Shpetim Shala 3Pas bashkpunimit tre vjeçarë me ekipin “Jab Club” të Vienës, Shpetim Shala ka vendosur ti bashkohet një tabori tjetër të boksit. Bëhet fjalë për “Boxteam Vienna” e promoterit Peter Pospichal e cila i ka ofruar kushte dhe mundësi më të mira për të ardhmen.

“Në Austri ka pak promoter të fuqishëm që mund të dërgojnë tek suksesi, dhe pas ofertës nga promoteri Peter Pospichal, vendosa ti bashkohem ekipit të tij” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Shala, asnjëherë nuk e harron kontributin e ekipit të tij të mëparshëm “Jab Club”, për tre vite sa ishte në bashkpunim me ta. “Jam pritur ngrohtë para tre viteve dhe kemi pasur bashkpunim të mirë të ndërsjellë, si nga trajnerët dhe gjithë stafi i klubit “Jab Club” dhe jam shumë faleminderues për gjithçka çka kanë bërë për mua. Por, unë jam profesionist dhe kërkoj sfida më të mëdha, e ekipi i ri, “Boxteam Vienna” ka përvojë 35-vjeçare dhe mundësi më të mëdha për mua për të ardhmen” theksoi Shala.

Kosova Boxing
6 janar 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.