RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Senzacionale: Haxhi Krasniqi NO 1 në WBO

3 min read

Foto: Kosova Boxing

Junik, Kosovë, 14 Shtator 2012 – Ёshtë dashur të kalojnë 7 vite të plota për të pasur sërish një boksier shqiptar të ranguar nr 1 në ndonjë version. Që nga Shtatori i vitit 2005 kur Luan Krasniqi ishte numri 1 në WBO, tani këtë gjë e përsërit kusheriri i tij Haxhiu i cili dje nga ranglistën e publikuar të WBO-së, boksieri ynë Haxhi Krasniqi gëzon këtë epitet. Këtë e ka arritur Krasniqi me fitore dominuese të një pas njëshme

Kjo ka bërë të gëzuar boksierin tonë i cili po qëndron për vizitë në vendlinden e tij në Kosovë. Agjensioni ynë vizitoi boksierin tonë në Junik ku Krasniqi na tregoi nga afër për rrjedhat dhe synimet e tij për të ardhmen. “Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë përparim nga vendi i pestë në vendin e parë. Të themë të drejtën nuk e kam pritur këtë pozicion, por kjo më jepë më shumë vrullë për të punuar dhe synuar atë që ka kohë që jam duke e pritur” theksoi Krasniqi.

Por si erdhi deri te kjo? Arriti me punë dhe fitoret e tij ishin në ngritje dhe të panumërta ku Krasniqi nga viti 2006 ka shënuar rresht 36 fitore. Ndërsa dy titujt e fundit “WBO Europe” dhe “WBO Internacional” e ngritën atë siç theksojnë amerikanët “Number One World Challanger” apo Sfiduesi numër një në botë.

“Të themë të drejtën është përgjegjësi e madhe për mua, sepse tani jam afruar aty ku gjithmonë kam pasur synimin. Tash vetëm e dua brezin e më të mirit në botë. Besoj kam potencial të fitoj dhe jam i gatshëm kudo të takohem me kampionin botëror Nathan Cleverly” tha Krasniqi.

Por, si do të shkojnë rrjedhat! Aty mendojmë sërish do të kemi ikje të përballjes Krasniqi dhe Cleverly. Sepse Cleverly do të zgjedh një kundërshtar vullnetar, ndërsa kjo do të dërgojë Krasniqin të ketë përballje eliminatore. Edhe nëse Krasniqi fiton atëhere shmangëja sërish do të ndodh ku boksieri ynë nuk do të pret momentin e fundit dhe planin strategjikë nga Cleverly duke shtuar presionin, por Krasniqi do të kërkon rrugën tjetër atë WBO Interim dhe përballja Cleverly dhe Krasniqi mund të stërgjatet nga një vitë deri një vitë e gjysmë. Kosova Boxing këtë vlerëson duke njohur rrjedhat e boksit botëror, sepse interesi çdo herë do të shtohet tek gjermanët dhe anglezët, por edhe meçi do të jetë më pastaj shumë përfitues…..milionësh.

Edhe për këtë qeshtje biseduam me Krasniqin, por boksieri ynë beson që ky meç nuk do të shtyhet aq shumë. “Nuk e besoj sepse ai tashmë tetë muaj nuk ka mbrojtur titullin dhe më ka ikur dy here. Pas mbrojtjes së titullit, WBO di ti bëjë presion” tha në fund Krasniqi për kosovaboxing.org.

Tashmë Krasniqi është bërë boksieri kryesor në ekipin e tij SES Boxing. Këtë ia kanë mundësuar dy kolegët e tij Robert Stieglitz dhe Denis Simciq që humbën dulet e tyre reviale. Menaxheri i SES Boxing, Ulf Stenforth ka cilësuar boksierin tonë si të ardhme të tij, por fitoret dhe sukseset e Krasniqit kanë bërë që Steinforth të gjitha letrat t`i mbajë tek boksieri ynë.

Në ranglistën e fundit edhe Nuri Seferi rikthehet në vendin e 5-të, deri sa Agron Xhilla ka ruajtur vendin e 15-të.

Përgatiti:
Artan Vërbica
14 Shtator 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.