Seferi u mundua, por nuk ishte e mjaftueshme
2 min readManchester Arena, Angli, 9 qershor 2018 – Ngjarja e fundit që ishte mjaft interesante për çdo shqiptarë ndërmjet boksierit Sefer Seferi dhe Tyson Fury u mbyll me dorëzim nga Sefer Seferi në përfundim të raundit të katërt.
Që në prezantimin e parë në paraqitjen për media “Work Out”, por edhe në matje zyrtare u pa që Seferi nuk është nivel i Fury-t, arsyeja e gjithë kësaj ishte dallimi në peshë dhe gjatësi, ku Fury dukej si një gjigant i vërtetë kundrejt Seferit. Fury 206 cm, Seferi 185 cm, një dallim i madh. Kjo edhe i shfaq në mbrëmjen e së shtunës ku Seferi nuk kishte asnjë gjasë për shkak të dispozitave, ndërsa që sa meçi vazhdonte u shihte pa aftësia e Seferit, ndërsa që Fury ngrite nivelin e tij. Në këtë rast Seferi në fund të raundit të katërt u dorëzua, kjo ishte e tëra ai që mundi ta bënte.
Për Seferin kjo është humbja e dytë në karrierë, karshi 23 fitoreve (21 KO). Ndërsa që Fury (26-0, 19 KO) u rikthye drejt një fitore të madhe. Ai duelin e radhës do ta ketë me 18 gusht në Belfast të Irlandës Veriore në parameç të Carl Frampton.
Gjykimet kanë qenë të shumta se a do të duhej të përballej Seferi me Fury-n apo jo! Ky meç u zhvillua, Seferi u mundua, dha aq sa mundi dhe humbja ishte e pa kontestueshme. Seferi duhet të vazhdoj rrugën e tij në kategorinë kruzer aty ku e ka vendin ku besojm që do të ketë ndonjë mundësi të artë.
Në këtë vikend boksoi edhe vëllai i Seferi Nuriu, i cili poashtu humbi me pikë në Gabon të Afrikës kundër afrikanit vendas Taylor Mabika me vendim unanim për titullin WBC Francophone.
www.kosovaboxing.org
11 qershor 2018
0
Per zotin ich su mundua Dhe te them te drejten ishte per te ardhur keq ‘ sepse gjithmon kan boksu me kundershtar shum te dobet Dhe tani kur vjen koha boksojn me dike te mire rrezohen menjeher , sic ishte Arnold gjergjaj . Turp turp vetem shiptaret kan boksier me nga 20 ndeshja te gjith a fitore Dhe nuk ja kan iden se si duhet me boksu. Gjithsesi suksese ne te ardhmen te gjitheve ju deshiroj